E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bie nga shkëmbi efektivi i policisë kufitare

Një efektiv i policisë kufitare në Gjirokastër është plagosur ditën e sotme pasi është rrëzuar nga shkëmbi teksa ishte në shërbim.

Hektor Mamo, 40 vjeç ka qënë në shërbim në një pikë kufitare mbi doganën e Sopikut por ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia.

Mësohet se efektivi i policisë është dërguar me helikopter nga Lazarati drejt Spitalit Ushtarak për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›