E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Panairi, promovim i produkteve shqiptare

Javët e biznesit kombëtar nisën sot rrugëtimin e tyre nga Tirana për të vijuar më pas në Prishtinë, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi.  100 biznese kombëtare do të promovojnë 100 produkte për 100 ditë në 100 vjetorin e Pavarësisë.

Panairi i hapur sot në rrugën “Murat Toptani” ka patur të ftuar nderi përfaqësues nga të gjithë trevat shqiptare nga Prishtina, Shkupi, Ulqini, e Presheva.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, mbështës kryesor i këtij panairi në Tiranë, tha se ky është hapi i parë për promovimin e potencialeve të jashtëzakonshme në fushën e agrobiznesit. 

“Ky është një hap i parë për të evidentuar potencialin e jashtëzakonshëm që ne kemi në këtë fushë, potencial i cili mund të realizohet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, nëpërmjet bashkëpunimit të vërtetë intensive dhe jo vetëm në ditë festash të biznesit e në veçanti të agrobiznesit shqiptar, duke i konsideruar sot shanset e lëvizshmërisë të përmirësuara, për shkak të dimensionit të lirisë së fituar që na ka munguar, të përmirësuara edhe për shkak të infrastrukturës rrugore shumë më të mirë që na lidh, si shanse për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe shqiptarëve kudo që jetojnë, duke u ofruar atyre prodhime më cilësore, me çmime më të arsyeshme dhe duke e nxjerrë tregun e ri ushqimor sa më shumë nga “kthetrat” e importit dhe mallrave të importit“, tha Basha. 

Në këtë ceremoni kanë përshëndetur edhe ministri i Bujqësisë Genc Ruli, presidenti i KASH Enver Ferizaj,  kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini,  Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës Çair Izet Mexhiti , zv/kryetari i Komunës Ulqin  Xhaudet Cakuli. Torta që simbolizon edhe hapjen e panairit u pre nga kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Më pas të pranishmit në ceremoni kanë vizituar të gjitha stendat e panairit ku ekspozohen produkte shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva.  /Start/

                                                                                             2012-03-14 16:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›