E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, dy të plagosur me armë zjarri

Policia bëri me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi Ardian Frroku, 40-vjeç, i cili është qëlluar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në afërsi të lumit Mat në Kurbin.

I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës dhe prej andej është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

ë një ngjarje të dytë, ka mbeti i plagosur shtetasi Sajmir Tuci, 26-vjeç, i cili është qëlluar disa herë nga një person i paidentifikuar gjer më tani. I riu ka përfunduar në spital. Policia e Lezhës shkoi në të dyja vendet e ngjarjes, ku skuadrat e hetimit kanë nisur punën për të zbardhur ngjarjen. /Start/

                                                                                             2012-03-14 17:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›