E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia tronditet sërish

Pas njoftimit të orëve të para të ditës së sotme për një tërmet 6.8 ballësh në pjesën verilindore të Japonisë (ishulli Kushiro on Hokkaido), një tjetër tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter u ndje në ishullin e Honshusë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia meteorologjike, e cila njoftoi se epiqendra e tërmetit, që u ndje në Tokio, u lokalizua në Oqeanin Paqësor, jo shumë larg brigjeve lindore të prefekturës Chiba. Hipoqendra e tij u regjistrua në 10 kilometra thellësi.  Pas lëkundjeve të tërmetit të dytë, asnjë alarm për cunami nuk u vendos nga agjencia meteorologjike./Start/

                                                                                             2012-03-14 19:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›