E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Pavaresia e Kosoves, e pakthyeshme

Ministri i Jashtem shqiptar, Lulezim Basha ka deklaruar ne nje interviste per agjencine e lajmeve INA, se pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme.

“Nga pikepamja praktike, pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme. 48 vende e kane njohur Kosoven si nje shtet te pavarur, perfshire 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian. Per ne nuk ka kuptim kerkesa e bere nga Serbia”, ka pohuar Basha.

Sipas tij, deklaratat e Serbise se ka triumfuar pas miratimit te rezolutes jane vetem nje farse politike.

“Miratimi i nismes serbe qe i kerkon Gjykates Nderkombetare te Drejtesise nje mendim keshillimor mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves u be i mundur me votimin pro te rreth 1/3 te anetaresise se OKB-se. Fakti qe rreth 2/3 e anetareve abstenuan ose votuan kunder eshte kuptimplote. Pra vetevetiu deshmohet se pavaresia e Kosoves eshte nje realitet i pakthyeshem”, ka theksuar Basha.

Shefi i diplomacise shqiptare ka shtuar me tej se vendimi i Asamblese nuk do ta pengoje njohjen e Kosoves nga vende te tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›