Selmani: Te mos vonohet njohja e pavaresise

Kryetari i partise Demokracia e Re, Imer Selmani ka deklaruar gjate seances parlamentare qe po zhvillohet ne Kuvendin e Shkupit, se njohja e pavaresise se Kosoves eshte nje realitet qe Maqedonia po vonon ta pranoje.
Sipas tij, njohja e pavaresise do te jete dicka pozitive per vet Maqedonine, ne ngritjen e marredhenieve te saj me shtetin me te ri te Evropes.
“Kosova tashme eshte nje realitet qe eshte pranuar nga shume shtete te fuqishme. Njohja e pavaresise nga Shkupi po vonohet. Shpresoj qe kjo rezolute te votohet sa me shpejt ne Parlament dhe qe me pas qeveria me nje vendim formal ta njohe pavaresine”, ka pohuar Selmani.
Nderkohe, deputetja e VMRO-DPMNE, Silvana Boneva ka paralajmeruar se partia e saj do te deklarohet pozitivisht per projektrezoluten per Kosoven.