Krasniqi: GJND, jo vendim kunder vullnetit te shumices

Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka shprehur besimin e tij se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise nuk do te jape nje vendim negativ mbi legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.
Kjo sipas tij, sepse pavaresia u shpall duke respektuar te drejten nderkombetare. “Te gjitha zhvillimet ne Kosove jane bere mbi te drejten nderkombetare dhe ajo e njeh te drejten e kombeve per vetevendosje”, ka pohuar Krasniqi.
Ai ka theksuar se Gjykata nuk mund te shprehet kunder nje vendimi te tille, qe eshte mbeshtetur nga shumica e vendeve Perendimore. “Mendojme qe GJND s’do marre nje vendim kunder vullnetit te shumices”, ka shtuar Krasniqi.