Basha: Pavaresia, faktor stabiliteti ne rajon

Ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha ka deklaruar sot se pavaresia e Kosoves ka kontribuar per perforcimin e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit.
Deklaraten e tij shefi i diplomacise shqiptare e beri gjate raportimit perpara Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene.
“Viti 2008 ka qene nje vit kthese per Evropen juglindore sepse Kosova eshte bere e pavarur, ndersa Shqiperia dhe Kroacia jane ftuar ne NAT0”, ka pohuar Basha.
Me tej ai ka shprehur mbeshtetjen e Shqiperise ndaj misionit EULEX dhe shtrirjes se tij ne te gjithe territorin e Kosoves.