E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Rikonfigurimi i UNMIK, jemi prane paktit

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia eshte e angazhuar ne dialogun me Kombet e Bashkuara per rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe ka theksuar se ky proces eshte prane marreveshjes.

Sipas Jeremic, mungesa e nje marreveshjeje ne kete proces do te kishte pasoja per vete Serbine. “Nese ne kete drejtim nuk do te kete sukses, mund te perballemi me probleme serioze ne terren”, ka pohuar Jeremic.

Shefi i diplomacise serbe ka rikonfirmuar qendrimin e Beogradit kunder pavaresise se Kosoves, duke nenvizuar se qeveria serbe do ta luftoje ate ne menyre legjitime, duke e cuar ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Me tej ai ka akuzuar Bashkimin Evropian se nuk po trajton Serbine ne te njejten menyre si shtetet e tjera ne procesin e asociim-stabilizimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›