Basha: Plani urbanistik – kushtetuta jonë urbane, s’ka kthim prapa, megjithë irritimin e sekserëve të Ramës
Kryebashkiaku Lulzim Basha, i përgjigjet interesit të gazetarëve në një intervistë televizive për emisionin “Fakt”, duke u ndalur tek krijimi i afro 7 mijë vendeve të reja të punës brenda vitit si dhe tek shndërrimi i Tiranës në një qytet optimist që ofron mundësi
Deklarata/“Rama shpërndan kaseta në televizione për ‘rrënimin ekonomik’ - realiteti është ndryshe”
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka deklaruar se tre shtyllat janë udhërrëfyese të punës së tij. Sipas tij, këto tre shtylla janë, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe Tirana evropiane moderne me cilësi jetese.
Në një intervistë televizive në emisionin e “Fakt” të gazetarit Çim Peka, kreu i bashkisë Tiranë iu është përgjigjur pyetjeve të analistëve rreth punësimit, taksave dhe tarifave, lehtësirave fiskale, planit urbanistik, gjelbërimit në qytetet.
Sipas kryebashkiakut Basha, “Bashkia Tiranë nuk ka shumë mundësi për të punuar të gjithë qytetarët e kryeqytetit, por ne kemi aftësi, kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka në punësimin e qytetarëve të saj, nëpërmjet një stimulimit të një klime më të mirë për biznesin. Në një vit e gjysmë më pas Tirana shënon arritje.
Sipas tij, “Tirana ka eliminuar rreth 60 taksa dhe tarifa, po ashtu lehtësira fiskale të tjera për bizneseve të veçanta, dhe kjo është bërë në shtator në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në shtator të 2012. Shifrat që kemi janë publike për vitin 2012 numrit total i bizneseve të 100350 biznese të reja të deklaruara, ku numrin total i të punësuarve është 6883 të deklaruar dhe që paguajnë sigurimet shoqërore. Nëse marrim për bazë shifrat e informalitetit të opozitës, i bie që numri të jetë i dyfishuar. Por ne nuk merremi me shifrat e opozitës, por merremi me ato zyrtare. Një fakt, 2000 veta kanë deklaruar se janë punësuar dy muaj e fundit, pra, kemi një rezultat pozitiv. Rritja e numrit të vendit e punës ka ardhur si rrjedhojë e implementimit të një plani fiskal të kësaj qeverie dhe Bashkisë Tiranë. Ne kemi përdorur dhe mekanizma të tjera, për shembull me dhomën e tregtisë të Tiranë, që evidenton numrin e vendeve të punës së kërkuar dhe nga data baza jonë ne ofrojmë punë për 180 të rinj”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha.
Më pas, kreu i Bashkiasë Tiranë, Basha vuri në dukje se, “në Tiranë kemi rritje të shërbimeve dhe biznesit të vogël, ndërsa rënie në sektorin e ndërtimit, por jo të ndërtimit në infrastrukturë. Në Tiranë në vitin 2010, sipas statistikave zyrtare janë krijuar 5 mijë vende pune, ndërsa në 2012 ne kemi krijuar 6883 vende pune të reja. Pra, janë 1883 vende pune më shumë sesa politika e paraardhësit tim, edhe në kushtet kur viti 2012 ka qenë një viti i vështirë financiar botëror, pra, kemi një impakt pozitiv. Roli i pushtet i vendor në ekonominë kombëtare është shumë i rëndësishëm, këtë e kem besuar gjithmonë, sepse ka impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e mirëqenies të qytetarëve”. Ndërkohë kreu i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes këmbëngulëse rreth taksave të biznesit të vogël.
Sipas tij, “Rama çon kaseta në televizione për ‘rrënimin e ekonomisë’ shqiptare, ndërsa realiteti është ndryshe. Ne kemi biznese që punojnë në kushte normale. Rama mblidhte nga biznesi i vogël 900 milion lekë, ndërsa administrata e sotme mbledh 1 miliard e 500 milion, pa rritur taksat e biznesit të vogël. Kjo ka ardhur vetëm nëpërmjet luftës ndaj informalitetit. Është dëmtuar konkurrenca nga administrata e mëparshme. Besoj se të ardhurat nga biznesi i vogël në Tiranë mund të shkojnë në 2.5 miliard lekë, edhe duke i ulur taksat”.
Gjithashtu Kryebashkiaku Basha është ndalur gjatë në rolin që do të luajë Bashkisë Tiranë në politikat ekonomike të vendit. “Të hënën në Këshillin Bashkiak erdhëm me një paketë të re fiskale, për të ulur taksat me 30 për qind, që u votua në mënyrë unanime. Kjo pasqyron ritmin e rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe fuqisë së saj blerëse, pasi përdorëm këtë filozofi. Pretendimet e paraardhësit tim në ‘twitter’ se nuk janë ulur taksat janë pa baza. Ne i kemi propozuar qeverisë një formulë të re të mbledhjes së taksave. Me vullnetin e kësaj maxhorance mund të bëjë diçka në këtë çështje të rëndësishme. Ne do të thyejmë barriera të vjetra për stimuluar ekonominë nëpërmjet kreditimit të bankave të nivelit të dytë”, vijoi Basha.
Në lidhje me pyetjen rreth çmimit të bukës në Tiranë, si një premtim elektoral, kreu i Bashkisë Tiranë është përgjigjur se “ne kemi hequr 60 për qind të taksave dhe tarifave, ka dyqane që e shesin bukën me lirë dhe disa që fillojnë të sheshin si zakonisht. bashkia Tiranë nuk pjek bukë dhe ta shpërndajë, por ne kemi prioritet normalizimin e çmimeve në Tiranë është prioritet për Bashkinë, ndaj kemi krijuar një Agjenci për Mbrojtjen e Konsumatorin, dhe arritur që 4800 njësi të korrigjojnë çmime e tyre duke mbrojtur konsumatorin. AMK-ja shkon përditë në inspektim në tregjet e kryeqytetit dhe boton dy herë në ditë çmimet e mallrave, sot çmimet janë më të ulëta se një vit më parë. Ne kemi marrë përgjegjësi nëpërmjet kontrollit. Ndërsa në lidhje me çështjen e premtimeve të hipotekimit të pallateve”.
Sipas tij, kanë një bashkërendim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë për të ecur në zgjidhjen e kësaj çështje. “Memorandumi me qeverinë ka funksionuar pasi ato 2400 apartamente, pra, 54 për qind të rasteve, kanë qenë peng i lejeve të përdorimit që ishin bllokuar nga ana e administratës së mëparshme, ndërsa sot janë çliruar dhe 90 për qind të tyre po marrin hipotekimin e apartamenteve, sipas procedurave të pagesave. Ne do të fillojmë edhe hipotekimin apartament për apartament për të nxitur procesin tërësor të hipotekimin”, vijo kryebashkiaku i Tiranës.
Ndër të tjera, ai iu përgjigj shqetësimit se mund të jetë objekt presioni, që mund të devijojë punën e kryebashkiakut pas miratimit së fundmi të Planit Urbanistik.
Lulzim Basha theksoi se, “procesi i ndikimit në punët e njëri-tjetri është që prej daljes së njeriut nga shpella dhe ne e quajmë politikë. Pra, pozicioni i një pushtetari vjen me përgjegjësi dhe kompetenca, por dhe me abuzime dhe afera. Kreu i Bashkisë Tiranë ka kompetenca për t’u bërë milioner brenda natës, por kjo nuk është më e lejueshme me Planin e ri Urbanistik, ku çdo është e rregulluar me ligj. Presionet ndaj kryetarit të Bashkisë nga grupet e interesit janë të mëdha, por zgjedhja e qytetarit është e para pasi ka një program, që është i afishuar në çdo vend dhe kemi konsultime me qytetarin për të marrë vendime të përbashkëta. Kemi pasur 11 takime konsultative për axhendën e kryebashkiakut të Tiranës. Mënyrë e vetme për të mos abuzuar me pushtetin është kufizimi, pra, reduktimi i diskrecionit të marzhit të kryebashkiakut, ndaj kemi ligjet dhe Kushtetutën, ne do të kemi kushtetutën urbanistike të Tiranës. Nuk ka kthim prapa nga kushtetuta urbane”.
Në fund, Kryebashkiaku Basha theksoi se do të nisë gjelbërimi masiv të hapësirave. “Kemi një donacion së fundmit të 5400 fidanëve, prej një firme të njohur çimentoje nga Fush Kruja që nuk ka interesa në Tiranë, këto fidanë do të mbillen pemë në rrugë që s’kanë pasur kurrë pemë, apo aty ku s’kanë zënë vend, ne do të bëjmë një gjelbërim kapilar”, deklaroi ai.