E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Politika e jashtme, duhet të udhëhiqet nga racionaliteti dhe maturia

basha-aTiranë- Kreu i ri i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha përmes një postimi në faqen e tij në Facebook thotë se politika e jashtme e Shqipërisë, duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Sipas Bashës trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit.

“Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve, është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit.

Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik.

Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit”,-shkruan Basha në Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›