E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balancim kursimit me rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në Greqi

sama-dhe-obaSHBA- Kryeministri Antonis Samaras u bë të enjten udhëheqësi i parë grek që kurse vendi u shpëtua ne Maj 2010, që viziton Shtëpinë e Bardhë, ku ai zhvilloi bisedime me Barack Obama-n mbi një sërë çështjesh, të cilat janë të dominuara nga vështirësitë ekonomike të Greqisë.

Obama vlerësoi përpjekjet që është duke bërë Greqia në lidhje me programin e saj të rregullimit fiskal.

“Ne duam të ndihmojmë aq sa mundemi”,- tha Obama, pas bisedimeve, të cilat zgjaten për rreth një orë.

Komentet e Obamës për mediat në Zyrën Ovale në lidhje me nevojën urgjente për të luftuar papunësinë në Greqi, e cila arriti 27,6 për qind në maj sipas shifrave të publikuara dje, përputheshin me miratimin e Samaras-it.

Para takimit të Obamës, Samaras zhvilloi bisedime me Sekretarin e Shtetit John Kerry. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se Kerry “u njoh me reformat e vështira, por të domosdoshme që Greqia po merr për të rikthyer besimin e tregut dhe rritjen e nxitjes ekonomike” e SHBA-të shprehën solidaritetin me popullin grek.

Më herët, Samaras u takua me redaksinë e gazetës ‘Washington Post’ dhe shprehu besimin se Greqia mund të luajë një rol gjeopolitik “si një bastion i stabilitetit” në Mesdheun lindor.

Samaras në Nju Jork të premten do të takohet me Kryetarin Michael Bloomberg, liderin e Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon dhe sipërmarrës greko-amerikanë. Ai pritet të takohet edhe me bordin editorial të ‘New York Times’.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›