Basha Pres finalizimin e procesit nuk vendos as une e as Rama

Lulzim Basha ne nje deklarate per shtyp pas certifikimit te rezultatit perfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte shprehur entuziast por nga ana tjeter ka kerkuar qe te pritet perfundimi i procesit te animimeve per te percaktuar se cili eshte fituesi real per Bashkine e Tiranes.
Gur themeli i demokracise qendron se nuk vendos as une e as Rama se kush fitoi. Me lejoni tju ftoj per nje refleksion te qete u shpreh Basha duke pasur parasysh ketu se Partia Socialiste ka ankimuar rezultatin e nxjerre nga KQZ. Nga ana tjeter kandidati i maxhorances per Bashkine e Tiranes nenvizoi se 81 qytetare kane dhene voten ne favor te tij ne krahasim me rivalin e tij.
Ky eshte nje rezultat ngushte por keto jane zgjedhje me te cilat Tirane mund te dihet krenar. I gjithe procesi ishte i drejte transparent dhe i sakte. Nenshtruam emocionet tona per te pritur qe cdo vote te numerohej tha Basha. Kandidati i PD-se me tej u shpreh se fushata e tij ne Tirane ka ndryshuar menyren se si funksionon politika.