E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Tavos prokuroria nis hetimet per Flamur Bimen

Prokuroria Gjyqesore e Gjirokastres ka nisur hetimet per kryetarin e bashkise se ketij qyteti Flamur Bime. Ne seancen e pare gjykata e shkalles se pare ka vendosur qe prokuroria te nise hetimet dhe me pas ceshtja te kaloi per shqyrtim. Tre jave me pare deputeti dhe nenkryetar i Kuvendit Vangjel Tavo ka depozituar dy padi penale per shpifje per shkak te detyres dhe nje civile per demshperblim moral kunder kryetarit te Bashkise se Gjirokastres.

Shkak per kete akt sipas Tavos jane shpifjet qe Bime ka bere ne adrese te tij. Ne padine per demshperblim moral nga Tavo kerkohet nje shumen prej 20 milione lekesh te rinj te cilat sipas tij do tu jepen fondacioneve bamirese dhe njerezve ne nevoje. Gjithcka e ka zanafillen ne nje deklarate te kryetarit aktual te bashkise se Gjirokastres i cili e ka akuzuar deputetin Tavo se dy dite para zgjedhjeve te pergjithshme ka perfituar nje prone prej 14 mije hektaresh dhe se ka qene kjo arsyeja qe ai eshte larguar nga Partia Socialiste.

Tavo ne padine e tij ka treguar nje vendim te vitit 1999 ne te cilin i jepet kalaja e Lekuresit me qira per 99 vjet. Dokumenti i treguar nga Tavo eshte firmosur nga Edi Rama ne pozicionin e ish-ministrit te Kultures dhe nga Ermelinda Meksi ish-ministre e Ekonomise. Tavo ka paralajmeruar se eshte duke u pergatitur edhe nje padi e trete ne ngarkim te kryebashkiakut Bime. Sipas deputetit Tavo nje pallat 8- katesh i kryetarit te bashkise ka qene shkaku kryesor i tragjedise se 9 nentorit te vitit 2008 ku humben jeten 3 persona e mbeten te pastreha 15 familje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›