Tirane grabitet nje dyqan celularesh te pallatet Agimi

Nje dyqan celularesh eshte grabitur gjate nates se mbremshme ne kryeqytet. Grabitja e ndodhur ne zonen e pallateve Agimi eshte vene re vetem mengjesin e sotem. Sipas policise pronari i dyqanit e ka konstatuar vjedhjen ne momentin qe ka hapur dyqanin dhe ka njoftuar menjehere policine. Nga verifikimi i mallit ne dyqan eshte arritur ne perfundimin se jane vjedhur nje sasi e konsiderueshme aparatesh celulare dhe aksesore te tjere vlera e te cilave shkon ne rreth 1 milion leke te vjetra. Per ngjarjen policia ka shoqeruar dy persona te dyshuar.