E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falen kamatëvonesat e sigurimeve shoqërore për bujqit

TIRANË - Komisioni i Ekonomisë ka vendosur sot të falë gjithë kamatëvonesat e sigurimeve shoqërore për kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi. Bëhet fjalë për 75 mijë persona që jetojë në fshatra dhe që nuk kanë derdhur para për sigurimet shoqërore që nga vitit '93. Kështu me anë të këtij vendimi ata mund të shkojnë në zyrat rajonale të ISSH-së dhe të paguajnë përkatësisht, afro 70 mijë lekë në vit (ata që jetojnë në zona malore) dhe 120 mijë lekë në vit (ata që jetojnë në zona fushore).

Duke paguar sigurimet për 13 vitet e prapambetura, pa kamatëvonesë, një pjesë e mire e tyre që janë në moshë të madhe mund të arrijnë të përfitojnë edhe pensionin e pleqërisë.

Ndikimi në buxhetin e shtetit për kamatëvonesat e falura do të jetë ndikimi 250 milion lekë. Sipas deputetëve qëllimi i këtij vendimi është rritja e numrit të të siguruarve.

Por cili është përftimi real i këtyre personave. Nëse derdh sigurimet shoqërore për 25 vjet me radhë dhe nëse ke arritur moshën e pensionit 65 vjeç, mund të përfitosh një pension që për fshatin është 70-100 mijë lekë në muaj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›