Topi nënshkruan në Lubjanë marrëveshjen tregtare me Slloveninë
LUBJANE - Sot, në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Slloveni, Presidenti Topi dhe Presidenti slloven, Danilo Tyrk morën pjesë në Forumin e përbashkët të Biznesit shqiptaro-slloven në prani të dy krerëve të shteteve, u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik dhe Afarist mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomës Ekonomike të Sllovenisë.
"Duke inkurajuar thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona që t'u përgjigjen më së miri nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve politike, si dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve reciproke", u shpreh Presidenti Topi.