Basha: Projekti im për PD, opozitë të pandashme ndaj dyshes Rama-Meta e rikthim në pushtet
TIRANE - Lulzim Basha e ka përgjigjen. Po kandidon për kreun e PD për të garantuar projektin e tij në Bashkinë e Tiranës. Ndryshe nga Rama, që sipas tij e përdori Bashkinë për të mbuluar dështimet si kryetar i opozitës, Basha thotë se do ta përdorë fuqinë e PD-së që maxhoranca e re të mos cenojë ato që ai i quan interesa të qytetarëve të Tiranës. Bashës i pëlqen ta përmendë shpesh betejën e fituar me Ramën në 2011-n, kur solli demokratët në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh, por ai nuk lë asnjë dyshim nëse do të bëjë dallim si kryetar i ardhshëm i opozitës mes Ramës dhe Metës. “I konsideroj një kundërshtar”, thotë ai prerë, duke premtuar përballje të fortë opozitare ndaj dyshes Rama-Meta. Në projektin e tij për PD, Basha flet për një marrëdhënie të re të kësaj partie me shtresat tradicionale që mbështesin PD, por duke shtuar atë që ai e quan krijesën politike të PD, dhe që është shtresa e mesme e profesionistëve, fermerëve dhe biznesit të vogël e të mesëm. Basha e cilëson Berishën si të pazëvendësueshëm dhe se projekti i tij do të mbështetet te përvoja e liderit historik të dorëhequr. Kandidati për kreun e PD iu përgjigjet dhe pyetjeve për të djathtën e bashkuar, si dhe shprehet i sigurt se PD do të dalë e bashkuar nga gara për kryetarin e ri.
Z. Basha, keni ju një projekt se si do të jetë PD me ju kryetar pas 23 vitesh, kur lideri i saj historik ka qenë zoti Berisha, duke pasur parasysh nga vjen PD-ja dhe ku tenton ajo të shkojë?
PD-ja është një parti e vlerave të jashtëzakonshme, të pakrahasueshme me asnjë forcë politike. Është një parti ku si në asnjë forcë tjetër politike, anëtarët nuk bashkohen as nga nevoja për të mbrojtur apo larë gjynahet e etërve dhe as nga përllogaritjet e thjeshta se çfarë jep sot dhe çfarë merr nesër. Ne na bashkojnë aspiratat më fisnike, idealet më të larta që e lindën këtë forcë politike dhe që vazhdojnë të mbeten vektori më i fuqishëm i projektit të shpresave, dëshirave dhe ëndrrave të shqiptarëve të ndershëm për një Shqipëri të zhvilluar perëndimore. Forca më e madhe e PD-së ka qenë edhe në kohën kur kishte një media të vetme të kontrolluar nga shteti, edhe në ditët kur të gjitha mediat trysnoheshin nga pushteti i majtë. Themeli i PD është ndërtuar mbi vetëdijen dhe krenarinë për trashëgiminë politike që kjo parti i ka lënë këtij vendi: shembjen e komunizmit, eliminimin e pasojave të tij, prezantimin e lirive themelore të qytetarëve që i kishin harruar prej dy gjeneratash, lirinë e mendimit, lirinë e shtypit, lirinë e fjalës, lirinë e organizimit politik, lirinë e besimit në Zot, të drejtën e pronës, sipërmarrjen e lirë dhe vendosjen e Shqipërisë në kursin e sigurt të integrimit euroatlantik. Ky është një identitet i fuqishëm, i pakrahasueshëm me komplekset e errëta që kanë kundërshtarët tanë politikë që nisin ta ndërtojnë identitetin e tyre duke kthyer Luftën Nacional-Çlirimtare në luftë vëllavrasëse, instalimit me metodat më të errëta të persekucionit, vrasjeve pa gjyq, dëbimeve, internimeve, burgosjeve, të diktaturës më të egër në Shqipëri, të fshirjes së çdo lirie dhe të drejte njerëzore, duke hyrë në histori me precedentin më të shëmtuar të ndalimit dhe kriminalizimit të besimit në Zot, të kolektivizimit më absurd që bëri të mundur nëpërmjet fshirjes së të drejtës së pronës dhe çdo koncepti të sipërmarrjes që shqiptarët në vigjilje të rënies së regjimit të dilnin para botës dhe njëritjetrit më të varfër se sa disa vende të Afrikës ekuatoriale.
Po flasim për projektin tuaj në krye të PD, por ju e keni përmendur shumë kundërshtarin tuaj gjatë kësaj fushate…
Në fakt, unë jam krenar me identitetin politik të PD, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me një forcë politike që edhe ditët e fundit i skuqi kufijtë me gjakun e shqiptarëve, të rinj dhe të reja, vetëm sepse donin një shans për një jetë më të mirë. Të një regjimi dhe force politike që edhe kur doli në opozitë me votën e shqiptarëve, nuk i harroi zakonet e vjetra për asnjë çast, por i përdori ato për të rrëzuar me armë një pushtet të zgjedhur me votë dhe që pastaj marshoi në historinë e Europës së viteve 1997-2005 si maxhoranca më e korruptuar dhe me lidhje kriminale, e më pas si opozita e vetme në Ballkan që u ngrit kundër çdo interesi të qytetarëve shqiptarë, integrimit në NATO, lëvizjes së lirë, integrimit në BE dhe projekteve strategjike, dhe që i vuri vulën tjetër të turpit më 23 qershor duke bërë të mundur që në Shqipërinë e vitit 2013 të jemi i vetmi vend europian ku kemi një maxhorancë të ardhur në pushtet nëpërmjet tre mekanizmave: të vjedhjes së votave, siç fakton Lezha, shitblerjes së votave anë e mbanë vendit dhe premtimeve piramidale që janë të denja vetëm për klikat neomarksiste të Amerikës Latine të viteve ‘60, por kurrë, asnjëherë, për forca demokratike.
Pse duhet t’ju votojnë ju demokratët dhe cili është në fakt projekti juaj i ringritjes, pasi PD vjen pas 8 vitesh konsumimi në pushtet?
Në krye të kësaj fushate demokratët e dinë se kanë mundësi të zgjedhin një kryetar që i përket palcës së tyre politike, që ka formimin dhe përgatitjen e nevojshme perëndimore, që ka përvojën ekzekutive në politikën e brendshme dhe të jashtme, në transporte, punë publike dhe qeverisje vendore. Një demokrat të cilit Partia Demokratike i ka besuar përballjet e sfidave të mëdha elektorale, përfshirë përballjen direkte me Ramen, ku tregova se bashkë me demokratët di t’ia marr pushtetin kryesocialistit dhe di ta nxjerr në opozitë. Detyra kryesore është që PD-ja të ngrihet fuqishëm në nivelin e performancës së saj më të lartë dhe të bëhet instrumenti më i pathyeshëm i udhëheqjes së opinionit publik. Për ta bërë këtë ne duhet t’i kthehemi fuqishëm forcës sonë të vërtetë, anëtarësisë, që është edhe thesari i pakrahasueshëm me çdo forcë tjetër politike, e ta nisim duke bërë të mundur që çdo anëtar ta ndiejë vlerën e tij të plotë dhe të pakompromis në çdo vendimmarrje të PD-së. Duhet të shumëfishojmë vlerën e çdo anëtari duke mobilizuar jo vetëm numrat tanë, por edhe energjinë e shpirtrave tanë, dhe ky mobilizim kalon domosdoshmërisht nga dëgjimi i zërit të çdo anëtari të PD-së. Secili anëtar i PD-së do jetë aksioner i çdo vendimi tonë politik, lokal dhe qendror, duke përfshirë edhe përzgjedhjet brenda partisë dhe të kandidatëve tanë për përfaqësim në nivel vendor dhe qendror nëpërmjet konsultimit dhe bashkëvendimmarrjes me të gjithë. Më e rëndësishmja, nëpërmjet dhënies së garancive të çdo anëtari të PD-së, nga themeluesit, qëndrestarët dhe çdo anëtar i ri sot, se PD-ja, si parti e vlerave të djathta, e vlerave të lirisë dhe konkurrencës së ndershme në çdo fushë të jetës, këto rregulla do t’i zbatojë pikë së pari në shtëpinë e vet, duke i dhënë çdo anëtari mundësitë për akses dhe kontribut, e më pas për ta vlerësuar atë në mënyrë të drejtë, të barasvlershme e transparente sot në opozitë, por akoma më e rëndësishme nesër në pushtet, për kontributet dhe meritat. Në opozitë sot dhe në pushtet nesër do iniciojmë reforma të thella për balancimin dhe kontrollin reciprok të pushteteve, do stimulojmë kulturën e pjesëmarrjes demokratike në vendimmarrjen politike, do nxisim konkurrencën e ndershme në të gjitha sferat e jetës, do formojmë një rini me parime të shëndetshme dhe shpirt përgjegjësie ndaj vendit dhe vlerave universale, do ngremë kapacitetet e një shoqërie të aftë të gjejë një status të merituar në përmasa globale.
A ka diçka për të rishikuar PD në raport me shtresat që janë bazamenti i saj, si ish-të përndjekurit, pronarët apo dhe hapja me shoqërinë civile dhe akademikët?
Vendosja e kësaj marrëdhënieje të ngushtë, funksionale dhe të përditshme, dhe jo vetëm në prag të fushatave elektorale brenda anëtarësisë, i paraprin një procesi tjetër shumë të rëndësishëm, që është hapja e PD-së për të përthithur të gjithë energjinë pozitive të këtyre faktorëve shoqërorë, për të përthithur të gjitha shqetësimet, mllefet, zhgënjimet, përballjet me maxhorancën e 23 qershorit, që po faktohet se është në opozitë me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe për ta vektorizuar këtë si një energji sot në opozitë dhe nesër në rrugën tonë të rikthimit në pushtet. Këtu përfshihen shtresat tradicionale të PD-së, pa të cilat nuk mund të kuptohet PD-ja, të përndjekurit politikë, pronarët dhe rinia, po kështu krijesa jonë politike, që është shtresa e mesme e profesionistëve, e fermerëve, biznesit të vogël dhe të mesëm, grupet e tjera të interesit, bota akademike, shoqëria civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
(Intervisten e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)
(er.nu/panorama/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gara për kreun e PD, sondazhi në 'BalkanWeb': 65% e votuesve zgjedhin Bashën Udhëzimi i ri për Tiranën, ja si do votohet për kreun e Partisë Demokratike