E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet 6.5 ballë godet Zelandën e Re, nuk ka viktima

ZELANDE E RE - Një tërmet 6.5 ballë, i cili ka zgjatur vetëm një minutë, ka tronditur Zelandën e Re dhe ka dëmtuar godinën e parlamentit të Uellingtonit.

Megjithatë, ndërkohë që u raportua dëmtimi i disa ndërtesave dhe ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona, zyrtarët u shprehen se nuk kishte rrezik për cunami.

Tërmeti u regjistrua në orën 5:00 të mëngjesit dhe nuk ka raportime për viktima, por thjesht ka shkaktuar panik dhe dëmtime materiale. Në shkurt të vitit 2011 në Zelandën e re ra një tërmet prej 6.3 ballësh, duke lënë kështu 185 persona të vrarë në Christchurch. Gjithashtu Zelanda e re është një vend që goditet nga rreth 14 mijë tërmete në vit dhe vetëm rreth 20 prej tyre kanë magnitudë mbi 5 ballë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›