E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet se ngacmoi seksualisht nusen e djalit, 72-vjeçari: Janë sajime

nusja-e-djalitKorçë- Gjykata e Korçës ka lënë në burg 72-vjeçarin Karafil Topi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj bashkëshortes së djalit të tij. I arrestuari duke folur para togave të zeza e ka mohuar krimin, duke thënë se nusja e djalit i ka shpikur akuzat. Ai është shprehur se deklaratat ajo i ka bërë për shkak të mosmarrëveshjeve që ata kishin. Vetë avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë sigurie për shkak të moshës së thyer, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjykatësi.

Arretimi i tij erdhi pas kallzimit të bërë nga nusja e djalit, 37-vjeçarja Fatime Topi, e cila ka thënë se ai prej disa muajsh e dhunonte atë seksualisht kur i shoqi nuk ndodhej në shtëpi.

Madje ajo ka deklaruar para efektivëve se që prej muajit prill dhe deri në korrik ai ka abuzuar me të, duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit gjatë kohës që ishin në banesë, edhe në sy të fëmijëve.

Sipas asaj që vetë gruaja ka deklaruar, 37-vjeçarja nënë e 5 fëmijëve nuk ka pasur guximin të denoncojë deri në momentin kur bashkëshorti i saj ka parë se cfarë po ndodhte dhe së bashku kanë shkuar për të denoncuar në polici.

Fatime Karafili ka deklaruar se nëse policia nuk merr masa, do të largohet nga shtëpia ku banon. Familja Karafili jeton në kushte të vështira ekonomike, dhe për këtë ata janë të detyruar të flenë të gjithë në një dhomë, sëbashku me 72-vjeçarin.

37-vjecarja i është nënshtruar edhe një kontrolli mjekësor ku ka rezultuar se me të nuk janë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›