E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Që sot, Policia bashkiakedo të urdhërohet nga minibashkitë

TIRANË – Duke filluar që sot, policët bashkiakë të Tiranës dhe inspektorët e ndërtimit do të kontrollojnë territorin e gjithë kryeqytetit nën urdhrat e krerëve të njesive bashkiake. Nga ana tjetër, qytetarët nuk do “falen” më në bashki për shpimin e një pusi në oborr, hapjen e një dritareje apo ndonjë shtesë, por do të kërkojnë leje në njesinë vendore përkatëse.
 
Pikërisht sot, në kuadrin e decentralizimit të pushtetit vendor, Bashkia e Tiranës ia kaloi edhe “de facto”,  njesive vendore, kompetencat e plota për monitorimin e kryeqytetit, veçanërisht për ndërtimet e paligjshme, duke u vënë në dispozicion të plotë,  policët bashkiakë dhe inspektorët e ndërtimit.
 
Kryebashkiaku i Tiranës, në një takim me keta punonjës, duke njoftuar këtë operacion që po nis në Tiranë, u tha atyre se duke filluar nga sot, “jeni plotësisht nën urdhrat e krerëve të njesive bashkiake dhe duhet të veproni në mënyrë sa më energjike.  
 
Pranë çdo njësie bashkiake atashohet një trupë policësh bashkiakë dhe inspektorësh ndërtimi, që nën drejtimin dhe udhëzimet e krerëve bashkiakë, bëjnë kontrollin e plotë të territorit.
 
Urdhrat për veprimtarinë tuaj të përditshme do t’i merrni drejtpërdrejt nga kryetarët e njësive vendore apo të deleguarit e tyre. Do përgjigjeni para tyre për kryerjen e detyrave tuaja të përditshme. Nga ju kërkohet vendosmëri dhe sens komunkimi me qytetarët duke filluar nga dita e sotme,”- theksoi Basha në përfundim.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›