E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wilton: Duhet zgjidhur problemi ipronave, ka rëndësi vendimtare

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Wilton u takua me Totozanin Wilton e Sequi rinisin takimet me politikën shqiptare TIRANË – Kryetari i deleguar i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, ka theksuar sot se çështja e pronave në Shqipëri ka rëndësi fondamentale për shtetin e së drejtës, për demokracinë në Shqipëri dhe investimet huaja.
 
Në një takim njohës me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Wilton iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje, që ai e konsideroi si më të rëndësishmet e të gjithave.
“OSBE-ja, - tha ai, - “ka qënë aktivë për çështjet e pronësisë, ka zbatuar projekte dhe do vazhdojë me to, por mbetet në dorë të institucioneve shqiptare për ta vazhduar zgjidhjen e këtij problemi”.
 
Wilton u pyet edhe për problemin e toponimeve greke në pasaportat shqiptare, për të cilat ati tha se ajo është një çështje ndërmjet dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë dhe Avokati i Popullit i ka hedhur tashmë të gjithë hapat ligjorë për të. I pyetur në veçanti për rezultatin e zgjedhjeve, ai tha:

“Jam duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet dhe pranim të rezultatit nga të gjitha palët.”
 
Në përfundim, Wilton ka theksuar se “roli, forca dhe efikasiteti i Avokatit të Popullit si një institucion qendror dhe i pavarur është thelbësor për statusin e Shqipërisë, si një demokraci moderne dhe funksionale. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë aktive në një sërë fushash, që lidhen me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, dhe me lirinë e medias në partneritet me institucionin e Avokatit të Popullit. Unë jam shumë krenar këtë punë, jam shumë krenar për bashkëpunimin tonë dhe shpresoj që të vazhdojmë po kështu edhe në të ardhmen."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›