E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Rama shkel Kushtetuten, programi vjen ne Parlament bashke me kabinetin

Ish-ministri i Drejtesise, Eduard Halimi permes nje mesazhi ne faqen e tij ne Facebook akuzoi Kryeministrin e ri Edi Rama po shkelje te Kushtetutes. Sipas Halimit, Kushtetuta kerkon qe Kryeministri te paraqese ne Kuvend programin e qeverise se re bashke me kabinetin qeveritar. “Pasi tregoi me mburrje dekretin, z. Rama shkeli Kushtetuten e vendit. Hapi i pare i Kryeministrit ishte antikushtetues. Akt i papranueshem ne nje vend demokratik! E papranueshme edhe per Kuvendin e Shqiperise qe veprimi i pare qe kryen eshte antikushtetues, sepse pranoi paraqitjen e nje programi pa perberje madje reklamoi mediatikisht kete pranim. Ne fakt, Presidenti i Republikes sot e dekretoi qeverine e re dhe vetem sot i lind e drejta kushtetuese Kryeministrit ta paraqese ne Kuvend, vetem sot i lind e drejta kushtetuese Kuvendit te pranoje paraqitjen e programit dhe perberjen e qeverise”,- shkruan Halimi. Sipas tij ky akt i Rames shpreh qarte etjen per pushtet qe ka maxhoranca e re. “Miq, eshte aq e nxituar dhe uritur per pushtet maxhoranca e re sa qe dhe nenet formale, te qarta me precedente te mirevendosur te Kushtetutes i shkel. Sa keq qe perpara se te behej Kryeminister i te gjithe shqiptareve Z. Rama as e ka lexuar Kushtetuten!”, shkruan Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›