Basha Qeveria ndryshime ligjore per nje siguri me te madhe ne jeten e policeve

Ministri i Brendshem Lulzim Basha merr pjese ne ceremonine perkujtimore per policet e rene ne krye te detyres
Sot perkujtojme me nderim respekt dhe mirenjohje te thelle deshmoret e policise te cilet dhane jeten ne mbrojtje te rendit e sigurise se qytetareve per zbatimin e ligjit ne lufte kunder krimit. Simbole guximi dhe vendosmerie ata misherojne sakrificen permes se ciles mori jete dhe u konsolidua endrra europiane e Shqiperise. Sot bashke me dhimbjen e pashlyer nga mungesa e tyre ndjejme dhe krenarine e perligjur se kjo sakrifice qendron ne themel te transformimit rrenjesor te Shqiperise te Shqiperise anetare e NATO-s te Shqiperise pa viza te Shqiperise se pandalshme drejt anetaresimit te plote ne Bashkimin Europian. Te nderuar familjare te deshmoreve te policise Ne perkujtojme dhe perkulemi me nderim para vepres se njerezve tuaj me te dashur bashkeshorteve prinderve djemve vellezerve te cilet dhane gjene e tyre me te shtrenjte per nje te ardhme me te sigurt per femijet tane per te gjithe qytetaret e Shqiperise. Por jo vetem kaq Qeveria Berisha ka marre masa te gjithanshme per te zbutur sa me shume qe te jete e mundur pasojat e humbjes se njerezve tuaj me te dashur. Ne kete kuptim pas miratimit te ligjit jane plotesuar te gjitha aktet nenligjore per te mundesuar dhenien e ndihmes se menjehershme dhe trajtimin financiar te familjeve te te gjithe punonjesve te Policise se Shtetit qe kane humbur jeten ne krye te detyres. Krahas kesaj ky legjislacion u siguron familjareve te te reneve te policise pension familjar te barabarte me pagen referuese te punonjesit te policise ne castin e humbjes se jetes. Gjithashtu trajtimi financiar vazhdon deri ne perfundimin e studimeve te larta per femijet e te reneve ne krye te detyres e krahas kesaj shteti merr persiper edhe trajtimin me burse te plote te studimeve si dhe masa lehtesuese per strehimin me perparesi dhe punesimin e femijeve dhe familjareve. Te nderuar drejtues dhe punonjes te policise Qeveria dhe institucionet shteterore kane vleresuar dhe gjithmone do te vleresojne rolin kyc qe ka Policia ne shtetin e se drejtes ne ushtrimin e funksioneve te saj te rendesishme per mbrojtjen e jetes shendetit prones dhe sigurise publike te qytetareve dhe permiresimin e cilesise se jeteses se tyre. Per kete arsye krahas mbeshtetjes dhe inkurajimit te policise qeveria ka marre nje sere masash legjislative dhe administrative te cilat kane synuar dhe synojne ne radhe te pare paprekshmerine e punonjesit te policise forcimin e autoritetit te tij permiresimin e kushteve te punes dhe trajtimin financiar duke siguruar keshtu qe ata te jene me te pergjegjshem me te perkushtuar ne mbrojtje te sigurise publike dhe zbatimit te ligjit ne Shqiperi. Sot teksa nderojme vepren e deshmoreve te Policise le te riperterijme vendosmerine dhe perkushtimin tone te palekundur ndaj qytetareve dhe ligjit ne mbrojtjen e rendit dhe sigurise publike dhe ne luften kunder krimit.
Lavdi Deshmoreve te Policise
Zoti e bekofte Policine dhe familjaret e punonjesve te saj