Ekzekutohet kryetari i komunes Terthore ne Kukes. Policia Motivet e ngjarjes konfliktet e pronesise
Ekzekutohet per vdekje kryetari i komunes Terthore ne Kukes Remzi Veseli. 35-vjecari i zgjedhur vendor nga radhet e Partise Socialiste u qellua per vdekje nga persona ende te paidentifikuar te cilet i kane zene prite viktimes afer baneses se tij dhe e kane qelluar me tre plumba pistolete. Ngjarja e rende e cila tronditi banoret e Kukesit dhe gjithe opinionin publik ndodhi mbreme rreth ores 2130 ne lagjen Nr.3 te qytetit verilindor. Forca te shumta policore mberriten ne vendngjarje dhe krehen gjithe zonen. Ndersa u ngriten postblloqe te shumta ne te gjitha rruget nacionale dhe ne pikat kufitare. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit bejne me dije se po hetohet ne disa pista per zbardhjen e motivit te krimit. Burime konfidenciale prane grupit hetimor pohojne se eshte veshtire te arrihet ne nje perfundim konkret pasi 35-vjecari ka pasur konflikte me shume persona. Dyshohet qe ai mund te jete vrare per shkak te konflikteve per pronesine.
Kryeministri Berisha ngushellon familjaret e kryetarit te Komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli
Autori i ketij krimi te shemtuar do marre denimin maksimal
Kryeministri Sali Berisha i dergoi sot nje telegram ngushellimi familjareve te kryetarit te Komunes Terthore te Kukesit Remzi Veseli i cili u vra mbremjen e se henes ne afersi te baneses se tij. Ne mesazhin e derguar Kryeministri Berisha shprehet Te nderuar prinder dhe familjare te te ndjerit Remzi Veseli Me dhimbje te thelle mesova per ndarjen nga jeta ne menyre tragjike te njeriut tuaj te dashur. Vrasja e Remziut perben nje akt kriminal te shemtuar autori i te ciles do te marre ndeshkimin me te rrepte me te gjithe forcen e ligjit. Me lejoni qe ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare tju shpreh juve pjesetareve te tjere te familjes se te ndjerit te afermeve te tij si dhe te gjithe banoreve te Terthores ngushellimet me te sinqerta dhe bashkojme lutjet tona qe shpirti i tij te gjej paqen e amshuar- shkruan ne telegramin e tij te ngushellimit kryeministri Sali Berisha.