Basha: Qytetarët të parët, më shumë vende pune

Fushata e kualicionit “Aleanca për qytetarin” përmbyll të gjithë takimet maratonë, në të cilën do ta finalizojnë në zgjedhjet lokale në datën 8 maj.
Lulzim Basha, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, gjatë fjalës së tij, i kërkoi qytetarëve të bëjnë dallimin midis një kryebashkiaku që kërkon të dëgjojë hallet dhe problemet e tyre, dhe atij që merret me ambiciet e tij, betejat politike.
“Ne filluam këtë fushatë me një pasion të veçantë dhe ky pasion është shumëfishuar dhe është derdhur në rrugët e qytetit tonë. Kur nisëm së bashku, 6 javë me parë rrugëtimin tonë, Tirana qëndronte e zymtë dhe unë mendova se i kemi një borxhë, detyrim për të ndaluar thirrjen e parakohshme, për të vazhduar shpresën e saj, për ti kthyer të drejtën e saj për të shpresuar. Tiranën e preka dhe e ndjeva këto ne çdo qelizë, në cdo nerv të fshehte dhe të hapur të saj. Tirana ka nevojë për përkushtimin tim, për punën time, ashtu siç ka nevojën për dashuri, shërbim”.
Më tej, Basha, duke parashtruar për herë të fundit programin e tij, deklaroi se punësimi do të jetë në krye të një platforme, e cila është parashtruar kohë më parë.
“Une kam një plan konkret për punën, do të ulë taksat për biznesin e vogël, do të insistojë në infrastrukturën, duke filluar nga Unaza e Madhe. Unë do të përkushtojë energjitë e mia për vende të reja pune”.
Për një vend plot ndriçim, rrugë të shtruara, ujë gjatë 24 orëve, për ti thënë trafikut “stop”, taksa të përgjysmuara, janë disa prej objektivave, të cilat do të marrin zgjidhje pas 8 majit, tha me tej Basha.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë, kërkoi votën në 8 maj, për kandidaturën me të denjë, i cili do ti vendosë vulën përfundimtare, duke sjellë mirëqënie, progres me anë të politikave të denja.
“Ju bëtë që Shqipëria nga vendi me të ardhurat më të ulëta të shndërrohet në vendin me të ardhurat më të larta në Europës. Secili prej nesh, kanë vetëm një ëndërr, ëndrrën Tirana e zhvilluar, Shqipëria e zhvilluar, Tirana europiane, Shqipëria europiane".
Sipas kryeministrit, vota në 8 maj do të jetë për një Tiranë me një infrastrukturë moderne, punesim, i cili do ti jap një fytyrë të re Shqipërisë.