Berisha Shqiperia sot e bukura e dheut e turizmit ne te gjithe globin
E perditesuar - Mitingu elektoral i Aleances per Qytetarin u pershendet edhe nga kryeministri Berisha i cili ne fjalen e tij vuri theksin mbi arritjet e qeverise.
Shqiperia nga vendet me te varfra dhe te falimentuara e ngjitem ne grupin e vendeve me te ardhura mesatare. Ju me pune dhe perkushtim bete realitet enderren shekullore te shqiptareve te levizjes se lire ne mbare Europen. Ju bete qe Shqiperia qe nuk ekzistonte ne hartat e turizmit te jete e bukura e dheut nje nga destinacionet e para ne te gjithe globin. - tha Berisha.
Koalicioni Aleanca per Qytetarin mbylli mbremjen e sotme fushaten elektorale ne sheshin Nene Tereza te kryeqytetit. Takimi ne fjale u hap nga zedhenesja e kesaj fushate Anila Bisha e cila ne fjalen e saj falenderoi mbeshtetesit dhe simpatizantet per kontributin e madh.
Kandidati demokrat pee kryeqytetin Lulzim Basha tha se ne mbare Tiranen ka degjuar qytetare duke u ankuar per sfidat e renda qe ballafaqohet qyteti.
Ne e filluam kete fushate me nje pasion te vecante dhe ky pasion sot eshte shumefishuar dhe eshte derdhur si asnjehere ne kete shesh dhe kudo ne rruget e qytetit tone. Te gjithe i kemi nje detyrim te madh ketij qyteti mikrpites per ti rikthyer gezimin. Tirana nuk ka nevoje per lote dhe as per britma por per njerez kembengules dhe te vendosur. Edi Rama shkon cdo nate te fleje si kryebashkiaku qe mendon si te behet kryeminister dhe jo se si te beje Tiranen. - tha Basha ne fjalen e tij.
Me pas Basha iu rikthye serisht premtimet e tij ne lidhje me heqjen e taksave dhe shtimin e vendeve te punes.
Redaksia Online