E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Luftë ndaj papunësisë, votoni në 8 maj!

Partia Socialiste, finalizoi sot përmbylljen e fushatës elektorale, në ambientin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Në një ambient të mbushur me mbështetës të kandidatëve të “Aleancës për të Ardhmen”, kryetari i PS-së Edi Rama, kandidat për një mandat të katërt të Bashkisë, iu drejtua qytetarëve duke theksuar se rruga e vetme, për të jetuar më mirë, është punësimi, i cili sjell mirëqënie, ndaj vota duhet te jete per ta.
 

“Ju garantoj se nesër do të mbërrijmë aty ku na çon detyrimi ynë, sepse asgjë nuk është e pamundur për ne. Ne jemi rruga e çdo njeriu të zakondshëm, që beson tek Shqipëria, që beson tek energjia dhe talenti, e që beson tek mundësitë e cdo fëmije të këtij qyteti, që beson tek puna, ndershmëria, bashkëjetesa, qytetari, pavarësisht përkatësive krahinore fetare, partiake, e ngjyres së lëkurës, gjinisë dhe moshës. Kjo është e vetmja rrugë, rruga e “Aleancës për të ardhmen”.
 

Kreu i opozitës ndër të tjera deklaroi se pas datës 8 maj, do ti japi fund papunësisë, duke e cilësuar si armikun më të madh, e marrë start me moshën e re, e cila nuk do të marrë diploma fallco.
 

“Do të bëjmë shtetin me një administratë, për ti thënë “kurr më” presionit mbi nënpunësit e shtetit, mbi ata që paguhen me kontributet e atyre që kërcënohem me bukën e gojës. Ne jemi angazhuar që të përkrahim dhe të mbrojmë familjen shqiptare. Asnjë taksë për familjet në nevojë dhe 50% të qërasë të familjes së pastrehë.”
 

"Ne do ti heqim tatimet cdo biznesi” tha më tej kryesocialisti Rama, duke i mëshuar faktit se në 8 maj, vota është dhe per ti dhënë fund 1 mijë të papunëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›