Zgjedhjet Meta Rruga e integrimit kthen endrrat ne realitet

Prezantohet kandidati i Aleances per Qytetarin ne Permet. Vota Kujtim Hoxha eshte ne sherbim te qytetarit
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim njeheresh aleati kryesor i Partise Demokratike Ilir Meta prezantoi dje kandidatin per bashkine e Permetit. Ne nje takim me permetaret Meta prezantoi Kujtim Hoxhen si alternativen me te mire te koalicionit Aleanca per qytetarin. Sipas tij Kujtim Hoxha eshte cilesuar alternativa me e mire per ket post dhe sipas Metes ky kandidat jep nje mundesi qe jo vetem per bashkim per te fituar por edhe per te bashkeqeverisur me qytetaret.
Gara e 8 majit
Kujtim Hoxha i ka te gjitha kapacitetet per te justifikuar besimin e te gjithe neve. Jam i bindur se Aleanca per Qytetarin do te fitoj bindshem ne Bashkine e Permetit dhe jo vetem kaq por mbeshtetja qe do te jepet kesaj Bashkie jam i sigurt qe do te investohet ne menyren me te suksesshme ne nje sherbim me te mire per te gjithe qytetin dhe banoret e tij dhe njekohesisht jam i bindur se me Kujtimin do te arrijme te riperterijme me tej traditat me te mira qe ka qyteti i Permetit - u shpreh kreu i LSI-se ne prezantimin e ketij kandidati. Meta kujtoi edhe njehere endrren e kthyer ne realitet te shqiptareve ate te liberalizimit te vizave duke shtuar se ne te njejten forme do te kthehen ne realitet te gjitha endrrat e shqiptareve. Sipas kreut te LSI-se vetem rruga e integrimit do mund ta coje vendin perpara sepse sipas tij rruga e izolimit eshte rruga e kthimit ne te kaluaren nuk eshte rruga e ekstremizmit politik eshte rruga e konfliktit me partneret nderkombetare. Vota juaj per Kujtim Hoxhen eshte nje vote per te respektuar me shume dhe per ti sherbyer me mire qytetarit permetar. Vetem duke votuar kete koalicion - shtoi ai - qyteti i Permetit ne pak vite do te shenoje nje progres jashtezakonisht te dukshem Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i premtoi keto ne emer te koalicionit te djathte.
8 maji mberrijne 13 vezhguesit e pare te OSBE-se
Mberrijne 13 vezhguesit e pare afatgjate te OSBE- ODIHR per zgjedhjet e 8 majit. OSBE ka informuar nderkohe se prezantimi publik i tyre do te behet te marten nga kreu i misionit vezhgues Johnatan Stonestreet ne nje konference per shtyp. Me pas Stonstreet do te takohet edhe me lideret politike shqiptar. Ne perberje te misionit do te jene gjithsej 50 vezhgues afatgjate te cilet do te monitorojne ngritjen e infrastruktures se nevojshme per zhvillimin e zgjedhjeve. Nderkohe 450 vezhgues do te jene afatshkurter qe do te monitorojne vetem procesin zgjedhor. OSBE dergon ne kete zgjedhje misionin me numer me te madh vezhguesit duke i dhene nje rendesi te vecante ketyre zgjedhjeve lokale.