Rita Ora, tifoze e Sigal Prishtinës
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka shprehur preferencën e saj sa i përket basketbollit kosovar. Ajo është fotografuar me fanellën e klubit të Sigal Prishtinës.
Me Rita Orën është takuar menaxheri i këtij klubi, Ramadan Gagica.
Rita gjatë një turi koncertesh ka gjetur kohën për të takuar përfaqësuesit e një prej skuadrave më të njohura të basketbollit kosovar dhe ka pozuar me fanellë, duke treguar edhe një herë afrimitetin me vendlindjen e saj dhe vëmendjen e veçantë që ajo nuk nguron t’u kushtojë bashkëkombësve.
(e.m/GSH/BalkanWeb)