Koste Cekrezi, përplasjet" me Mehmet Shehun në Francë
Kostë (Kostandin) Çekrezi, veprimtar politik-shoqëror, gazetar, publicist, historian dhe gjuhëtar, lindi në Ziçisht të Devollit në vitin 1892. Kreu shkollën e mesme greke në Korçë, më 1909; studimet e larta i përfundoi më 1918, në Universitetin e Harvardit, për histori, administratë dhe ekonomi. Punoi në fillim si përkthyes në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit dhe shkroi disa artikuj në gazetën e Vlorës "Përlindja e Shqipëniës" (1913). Ka qenë veprimtar aktiv i federatës "Vatra" dhe kryetar i saj në 1920; drejtoi gazetën "Dielli" në vitet 1915-1916 dhe 1919-1920. Më 1916, botoi në Boston Mass, 11 numra të revistës "Illyria", në anglisht, frëngjisht, shqip. Me fillimin e punimeve të Konferencës së Paqes në Paris, botoi në anglisht në vitin 1919, librin "Albania, Past and Present", si dhe mori përsipër botimin e revistës së rëndësishme mujore "Adriatic Review". Bëri botime të rëndësishme të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra", si "Këndime" (Boston 1921), "Historia e Re e Evropës" (Boston 1921), "Historia e Shqipërisë (Boston 1921)", "Histori e Vjetër" (Boston 1921). Më 1923, botoi në Boston fjalorin "English - Albanian Dictionary". Pas kthimit në Shqipëri, botoi më 1925, librin "Si e gjeta Shqipërinë"; në vitet 1926-1928 botoi gazetën "Telegraf" dhe në vitet 1920-1932, revistën e përjavshme "Ora". U burgos në vitin 1932, si pjesëmarrës në Organizatën e Fshehtë të Vlorës. Më 1935, ishte një nga nismëtarët e Kryengritjes së Fierit. Për t'i shpëtuar dënimit, emigroi në Francë, ku u mbajt për ca kohë në kampin e përqendrimit "Vernet de l'Aiege". Këtu, u njoh me vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjës, Skënder Luarasin, Mehmet Shehun, Hulusi Spahiun, me të cilët nuk pat marrëdhënie të mira, për shkak të ideologjizmit ekstrem marksist të tyre. Këta, sipas Çekrezit, "e shkonin kohën me studime të thella të filozofisë marksiste-englesiane, për të qenë gati t'i aplikonin në sovjetizimin e Shqipërisë". Pas lirimit nga kampi, më tetor 1941, mërgoi në SHBA, ku mori pjesë aktive në lëvizjet politike të emigracionit shqiptar, sidomos pas ngritjes në Boston të organizatës demokratike "Shqipëria e Lirë", më 28 nëntor 1941, (organizatë, e cila kishte në program të bashkëpunonte me aleatët dhe qeverinë e SHBA). "'Shqipëria e Lirë', - shkruan autori, - krijoi brenda Departamentit të Shtetit Amerikan një rreth të gjerë miqsh dhe përkrahësish të Indipendencës Shqiptare, dhe ata u bënë shkak që Departamenti i Shtetit të botonte deklaratën e rëndësishme të 10 dhjetorit të vitit 1942 për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Në maj të vitit 1945, Departamenti i Shtetit dërgoi në Shqipëri një mision diplomatik nën kryesinë e Joseph Jacobs. Por marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk shkuan me sukses, për shkak se Qeveria e Tiranës, e këshilluar dhe e shtyrë nga jugosllavët, i hapën luftë SHBA-së". "Si pasojë, - shkruan Çekrezi, - bashkëpunimi i fuqishëm i organizatës së re ('Shqipëria e Lirë') me qeverinë amerikane, u pre si me gërshërë, në maj 1945…" Në kohën kur bashkëpunimi pritej dhe duhej të jepte pemët e tij më të çmueshme në dobi të Shqipërisë, ky ishte një fatalitet krejt i papritur". Më 1951, botoi në Washington librin: "Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë". Libri, siç shkruan autori, u botua "në mbrojtje të atdheut të përbashkët" nga rreziku i pushtimit grek të Korçës dhe Gjirokastrës, pas mbështetjes që tregonin anglezët ndaj tyre që gjatë Luftës II Botërore.
Letra e Çekrezit në '45, komunistët 5% të popullsisë
8 prill 1945
I dashur vëlla Qazim,
Ndjeva një gëzim të math kur mora letrën tënde më datë 29 Janar, d.m.th. me një vonesë shumë të madhe. Me anën e saj mësova se ti, së - paku je mirë. Për të tjerat nuk di ç'të mejtonj e të shpresonj. Sa për letrat e Lumo Skendos dhe te Musa Kranjit, asgjë nuk më ka rënë në dorë. Natyrisht do t'i mirë' prisnja ato letra të dërguara, njëra nga një nga kryetarët e nacionalizmës, tjetra, nga një bashkëpunëtor i im i ngushtë.
Por, i dashur Qazim, nga letra jote e marr me ment edhe përmbajtjen e atyre dy letrave, që nuk më ranë në dorë. Me fjalët e tua, ti më akuzon, se ato që shkruhen në gazetën LIRIA, nuk i përgjigjen realitetit të Shqipërisë. Mirpo, o Qaskë, realiteti ësht ashtu siç e shikon njeriu nga pikëpamje e tij. Ty të shkon mendja, se unë nuk e kam ndjekur siç duhet situatën e Shqipërisë.
Ti mundohesh të më japësh të kuptonj se grupi i Enver Hoxhës është komunist, dhe si i tillë, duhet luftuar dhe kundërshtuar. Ti thua që Partizanët nuk përfaqësojnë veçse 5% të popullsis së Shqipëris. Nga ana ime, unë nuk do të hynj në diskutimin e argumenteve që paraqit ti. Sepse çdo diskutim ësht i kotë. Ndofta nuk kam të drejtë të them se unë i di faktet siç i dini ju atje.
Por mua më mjafton dijenia e disa fakteve kryesore. Një nga ato ësht që, nëse e dominojnë sot Shqipërin Komunistët, siç thua ti, përgjegjësinë për këtë gjendje e ka Zogu që ndoqi, poqi e dogji si "komunist" çdo njëri q'ishte kundër tij. D.m.th. ay vetë i bëri "komunistë" kundërshtatët e tij, dhe ay vetë e ngjalli komunizmën. A (mund -red) të harrohet, për shëmbull, që Ismet Totoja, nacionalisti më i flaktë, u dënua dhe u eksekutua si "komunist" ? A nuk u munduan autoritetet e Zogut të më dënojmë edhe mua si "komunist" nga sa kam dëgjuar ?
Në radhë të dytë, komunismën e formuan dhe e ushqyen palaçot e mëdhenj, që pregatitnë turpin e 7 Prillit, 1939, dhe që vrapuan të venë të salutojnë Viktor Emanuelin si "Mbret " të Shqipëris në vend të Zogut. Këta i ngjitnë Shqipëris një njollë më të zezë se sa vetë Zogu, dhe duke u bërë vegla të verbra të një Fuqie, që kishte për qëllim të zhdukte Shqipërinë si një ent politik, e shtynë popullin t'onë, fatalisht, n'ekstemism.
Kështu pra, maskara Zogu dhe zagarët pro-Fashistë e vranë nacionalismën patriotike dhe demokratike në Shqipëri , duke i hapur dyert më të katra për hyrjen triumfale t'estremismës në tërë format e saj.
Dhe akti i fundit i vrasjes totale të nacionalizmës, që kemi dashur edhe unë edhe shokët e tjerë, u lojt kur ata, që nuk kishin marrë pjesë në maskarallëkët e kohës së shkuar, ranë viktimë të propagandës dhelparake gjermane, duke u bërë quislingë të sistemit Hitlerian. Me këtë mënyrë, nacionalisma shqiptare e çveshi veten nga çdo e drejtë si fuqi priese e popullit t'onë, duke u kompromentuar irreparabilisht edhe në syt e Aleatëve, që dihej me siguri se do të fitonin luftën që minutën q'Amerika e madhe u bashkua me ata.
I dashur Qazim, sikur dikush të kishte dalë që më parë, lë të themi që më 1937 ose 1938, për të shtruar një plan, me anën e të cilit administrata e Shtetit Shqiptar do të shkonte nga duar e tyre q'ishin në fuqi ose shpresonin ta trashëgojnë atë fuqi në duar e extremistëve, ideatori i planit, nuk do të kishte vepruar ndryshe veçse ashtu si veproi Zogu, pastaj tellallët e Duçes dhe, më në fund "Hail Hitler"-ët e Tiranës.
Si përfundim, pasi u diskredituan ose më mirë pasi diskredituan veten e tyre gjithë partitë e tjera, nuk ishte veçse gjë krejt e natyrëshme që të dilte një grup i ri, sado i panjohur që të ishte, për të marrë udhë- heqien e popullit dhe t'a shpjerë nga trumf' në triumf. Ti thua q'ay grup përfaqëson vetëm 5 % të popullsisë. Unë them që nuk ka asnjë dobi që të hahemi mbi këtë pikë. Qofshin 5 % ose 50 % , ata janë burrat, që luftuan burrërisht gjer në fund, pa u trembur as nga kapadinjtë qesharakë të Duçes, as nga automatet e fanatizuar të Fuhrerit, dhe e fituan luftën për nder të Shqipërisë, duke shlyer njollat e zeza, që la në faqet e historisë s'onë katili i Matit, palaçot e ceremonive tradhëtore të Prillit 1939, dhe duhaxhinjtë e Hitler-it, të dënuar në çdukje.
Sa për të qënë "ekstremistë", - dhe atë fjalë e përdora aty më sipër disa herë si argument, - dhe sa për të përdorur terrorin dhe mjetet më barbare kundër nacionalistëve, pa marrë parasysh të shkuarën e tyre ose attitudën të tyre të tashme, siç thua ti, ktheni faqet e historisë dhe do të shikoni se kur vjen koha që të bëhet një ndryshim radikal ose revolucionar në një vend, mënyrat, që përdorën e humbasin rëndësin e tyre, veçanërisht, kur ata q'e kishin më parë fuqinë në dorë, kanë përdorur po ato mënyra dhe shumë të keqia, që të mbahen në fuqi.
Por, përveç këtyre konsideratave, or Qazim, nuk duhet lënë jashtë vështrimit t'onë edhe fakti që, ato që ngjajnë në Shqipëri nuk kufizohen vetëm në vendin tonë. Përkundrazi, ato simptoma shihen në tërë Balkanin dhe në një pjesë shumë të madhe t'Europës, q'është më e përparuar se Balkani. Kjo është një bashkëngritje e popujve për të fituar liritë e tyre në sheshin shoqnor dhe për të marrë hakën kundër ish tormentarorëve ( ital. munduesve) të tyre. Këto janë shënjat e kohës, dhe ay, që nuk ësht i zoti që të nxjerrë kuptimin e drejtë nga ato, nuk mund të thuhet se kupton gjë nga politika ose nga historia.
Dhe cila është konkluzia ose konkluzioni i gjith këtyre konsideratave, që radhita këtu më sipër? Konkluzja e parë, vëlla Qazim, ësht, që nacionalisma shqiptare vrau veten duke mos qënë qënë e zonja të ndalojë exploatizmin e popullit prej regjimeve të kaluar.
Konkluzia e dytë, ësht që nuk ka asnjë mënyrë që të kthehet Shqipëria edhe një herë në status quo ante bellum. Ka rrjedhur shumë ujë dhe shumë më tepër gjak sa që t'a bëjë të pamundshëm atë ndrim të situatës , sado që mund t'ju thonë ndryshe ndoca të tjerë.
Konkluzja e tretë, ësht që do t'i bëjmë një dëm irreparable Shqipëris s'onë po të kundërshtojmë qeverin e tashme, e cila ka në gjirin e saj mjaft elementa të moderuar dhe patriotikë, sa që të pengojnë dëshirat dhe veprimet e ektremistëve.
Këto janë vëlla, Qazim, arsyet për të cilat ne t'Amerikës, që rrojmë në një vend të lirë, dhe pa ndonjë shtrëngim nga nonjë anë, jemi deklaruar në favor të qeveris së tashmë të Tiranës, në shpresë të plotë se ditët më të mirë për Shqipërinë do të vijnë paskëtaj.
Sa për t'ardhur ti këtu n'Amerikë, të siguronj, vëlla Qazim se po të dalësh në kolonitë e këtushme shqiptare, nuk do të gjesh dëgjonjës, që do ti venë veshin deklaratave të tua. Kjo është gjendja e këtushme.
Fort do të gëzohem që të marr një letrë të shpejtë nga ty dhe nga të tjerë për të shkëmbyer mendime. Për ardhjen t'ime atje (Stambooll ?) nuk mund të shiguronj për shumë arësye. Në përgjigjen tënde, pres që të më japësh çkoqitje mbi familjen tënde, të Zejnelit, të Shefkiut dhe të çdo miku të përbashkët.
Të fala shokëve t'atjeshëm, dhe a munt të mësonj se kush e kush është atje ? Lumo Skendo dhe Musa Kranjit i falem nderit për letrat që më dërguan, nuk i kam marrë. Le të provojnë edhe nje herë me mjetin që po të të dërgonj këtë letër .
Të përqafonj vëllazërisht
C.A.Chekrezi
Për Mr.Qazim Prodani
From C.A.Chekrezi
Kostë ( Kostandin) Çekrezi
(1892-1959)
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)