Basha Rama te kerkoje falje qe e la Tiranen 11 vite pa plan
Ish kryebashkiaku i Tiranës duhet të kërkojë ndjesë që e la Tiranën 11 vjet pa plan. Është ky reagimi kryebashkiakut Basha për deklaratën që bëri kryetari partisë socialiste për planin e ri urbanistik.
Mendoj se para se të flasë për planin urbanistik, i cili pas 23 vitesh i ofrohet qytetarëve të Tiranës, z. Rama, në pozitat e ish-kryetarit të Bashkisë duhet të shpjegojë se çfarë e pengoi ose çfarë nuk e motivoi, që ta bënte këtë plan në 11 vite. jam i bindur se qytetarët e Tiranës e kanë refuzuar një herë gjuhën e konfliktit politik, gjuhën e kërcënimit dhe çdo zgjedhje individuale apo politike e z. Rama, për të rikthyer kërcënimet ndaj banorëve të Tiranës, jam i sigurt se do të marrë përgjigje të njëjtë, sa herë që të ketë zgjedhje”
Kjo gjuhë e kërcënimit sipas kryebashkiakut Basha, u zgjodh në vecanti për komunitetet autoktone dhe komunitetet e vjetra që sot përfitojnë nga ky çlirim i planit.
Këto deklarata kryetari i bashkisë së Tiranës i bëri gjatë shembjes së shkollës Ahmet gashi në Laprakë, e cila do të rindërtohet nga e para.
Kjo shkollë sipas Bashës do të ketë 25 klasa, 6 laboratorë dhe dy klasa pune si dhe do të akomodojë një kapacitet prej 1000 nxënësish, duke i dhënë fund mësimit me turne.