E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani nderon Lazim Destanin me Urdhrin Nderi i Kombit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi biznesmenin shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani, me Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në mbështetje të iniciativave me karakter kombëtar dhe krijimin e imazhit pozitiv të Shqipërisë në botë”. Lazim Destani ka kontribuar për vendosjen e monumentit të shqiponjës në hyrjen veriore të Tiranës. Presidenti Nishani i shprehu mirënjohjen institucionale per te gjithe kontributin e tij ne ceshtjen kombetare.

Biznesmeni Lazim Destani ia dedikoi këtë vlerësim familjes së tij, tre djemve dhe bashkëshortes.

Familja Destani ka shtrirë biznesin e saj thuajse në të gjithë botën. Afro 30 kompani janë fokusuar në sektorin e shërbimeve, ndërtimit, energjitikes dhe logjistikës duke qënë të pranishme në Gjermani, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi Mongoli dhe Kinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›