E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha-Ramës: E nise si çirak, por ja kalove çdo ustai këto 30 vite

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka replikuar ndaj fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend. Basha i bën thirrje Ramës që të kërkojë falje për mëkatet, ku, sipas tij, i kanë nxirë jetën shqiptarëve.

“Fjalë të cilat edukata ime familjare nuk mi lejon ti përsëris. Ky është fjalori i këtij që sot nuk e ul dot veten, ku ta ulësh më shumë veten se çe ke ulur. Ti je një sadist që torturon njerëzit. S’ka rëndësi nëse janë në grupin tënd parlamentar, në partinë, po më keq qytetarët. Si në çdo akt të jetës tënde, me përjashtim të vogël, edhe këtu je kopjac i Enver Hoxhës. Sadizmi politik ishte sistemi që mbante Enveri për të terrorizuar shqiptarët. Kjo është gjuha jote. Ky je ti dhe mjafton Google Edi Rama fjalor. Kësaj nuk i fshihesh dot. Tani zyra jote e propagandës do shikojë mënyra për të bllokuar. Në interes publik është mirë të bllokohet, sepse kur të jetë dita jote e fundit në krye të qeverisë shqiptare, duke përfshirë edhe ata që zgërdhihen, sepse nuk qajnë dot, sepse i pret huri. Shqiptarët ta harrojnë këtë fjalor të shëmtuar që ka pasur njeriu që ka qenë në krye të vendit. E mësove nga kriminelët që more me vete në krah për të ecur në politik. Je në rrethin e 9 të banalitet njerëzor, të mungesës totale të integritet, të mungesës së një fije burrërie. Të paktën një herë në jetën tënde të kërkosh ndjesë për mëkatet e tua të pafundme, si njeri në radhë të parë, sepse vazhdon t’iu nxish jetën shqiptarëve. Ndonëse e ke filluar si çirak ja ke kaluar çdo ustai këto 30 vite” tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›