Bashkimi Europian duhet të fillojë konferencat e para ndërqeveritare Shqipëria dhe Maqedoninë e Veriut

Përkundrejt vendosmërisë që Bashkimi Europian duhet të tregojë me qëndrimin e tij ndaj situatave shqetësuese në Bosnjë Hercegovinë, ministri gjerman Heiko Maas ka vendosur në deklaratat pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën në Bruksel besueshmërinë që Europa duhet të tregojë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të lejuar Konferencat e para ndërqeveritare.
“Bashkimi Europian duhet të tregojë besueshmëri përkundrejt vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e të fillojë më në fund konferencat e para ndërqeveritare. Kjo do të thotë që ne duam, dhe sot të gjithë u shprehën për këtë që të ketë një fillim të shpejtë dhe më në fund të mbahen Konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e veriut që me këtë të ndikohet edhe në stabilitetin e rajonit” tha Maas.
“Unë dua të them qartë, edhe pse nuk folëm për këtë sot, që ne duam që të shohim Konferenca e para nderëqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur, me shpresë brenda kësaj presidence, përpara fundit të vitit, sepse nëse nuk ndodh kjo do të ndikonte negataivisht në besueshmërinë e BE-së dhe në të gjithë rajonin” tha ministri gjerman Heiko Maas.
Ministrat e jashtëm e të mbrojtjes së BE-së janë mbledhur në këtë fillim jave për të diskutuar situatën në Ballkan dhe kufijtë lindorë të Be-së, ku vullneti për të rimarrë çështjen e Konferencave të pranimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut është trajtuar si ana tjetër e medaljes që qendrimit të Be-së me sanksione ndaj faktorëve e shteteve kërcënues për sigurinë.