E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Ren: EULEX në Kosovë, sipas planit të Ahtisarit

Shefi i diplomacisë shqiptare Lulzim Basha deklaroi se vendosja e EULEX-it në Kosovë duhet të bëhet në përputhje duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e miratuara sipas Planit të Ahtisarit. Ai këtë e deklaroi pas një takimi në selinë e Komisionit Evropian me evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Oli Ren."Shqipëria i përmbahet qëndrimit se vendosja e EULEX-it në Kosovë duhet të bëhet përputhje dhe duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e miratuara në zbatim të Planit Ahtisaarit dhe me mbështetjen e autoriteteve zyrtare të Kosovës", theksoi ministri Basha. Ai përsëriti mbështetjen e plotë për autoritetet e Republikës së Kosovës dhe vlerësoi gatishmërinë dhe vullnetin e tyre për vendosjen e EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës. Ministri Basha bëri një ekspoze të zhvillimeve të fundit dhe situatës politike në vend, si dhe hapat e mëtejshëm që po ndërmerr qeveria shqiptare në drejtim të përparimit të mëtejshëm të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Bashkëbiseduesit vlerësuan raportin e progresit të Shqipërisë, si objektiv dhe pozitiv. Në lidhje me aplikimin nga Shqipëria për statusin kandidat Ministri Basha theksoi se përmbyllja e procesit te ratifikimit të MSA nga vendet anëtare, përparimi i deritanishëm në zbatimin e plotë dhe të kënaqshëm të marrëveshjes së ndërmjetme , vazhdimësia në rrugën e reformave, si dhe roli stabilizues i Shqipërisë në rajon, ë arritje të pamohueshme si dhe tregues të qartë se Shqipëria është gati të hedhë hapin tjetër në drejtim të integrimit të saj në BE

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›