E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rikthehet prokuroria politike

Ish-ministri i Transporteve, Lulezim Basha, ka deklaruar sot ne kuvend se ne Shqiperi eshte rikthyer prokuroria politike.

"Akuzat e prokurorise jane te pabaza. Nuk e di se cili eshte qellimi i ketij mashtrimi", u shpreh Basha.

Shefi aktual i diplomacise, vleresoi se sulmi i ndermarre nga prokuroria nuk do te ndikoje ne punen e tij dhe se nuk trembet nga sulmet e nisura prej zyres se Edi Rames.

Pas tij, deputeti socialist, Taulant Balla, deklaroi se eshte e turpshme qe nje i pandehur nga prokuroria te vije dhe te jape shpjegime ne sallen e kuvendit.

"Ne nje shtet demokratik kur prokuroria mbyll hetimet dhe e shpall nje person te pandehur, ai duhet liruar nga te gjitha funksionet e tij politike. Ky individ (Basha) nuk duhet te shkele me ne parlament", deklaroi Balla.

Deputeti socialist kerkoi te dije edhe vleren e rruges patriotike, per te cilen eshte nenshkruar nje kontrate prej 419 milione eurosh, por qe sipas tij, sot ka arritur ne nje miliarde dollare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›