E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me thikë në këmbë polici në Durrës, nisin hetimet për shkaqet

Ambulanca Durrës- Një oficer policie është plagosur me thikë mbrëmë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 në zonën e plazhit, ndërsa ka aludime se efektivi Rigels Islami, oficer në komisariatin e Kavajës, mund të jetë vetëplagosur aksidentalisht me thikë.

Ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›