Basha: Rrugë me thesare shtesë, pemë bliri
Investimet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inspektuar ecurinë e punimeve në disa rrugë të kryeqytetit, të cilat ndodhën në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të tyre. Në shumë rrugë ka nisur hedhja e asfaltit, ndërsa në të tjera, sipas Bashkisë së Tiranës, punimet po ecin me ritme të shpejta.
Një nga rrugët e inspektuara nga kreu Lulzim Basha ishte dhe rruga Endri Keko me gjatësi 420 ml, në Njësinë Bashkiake Nr.3, me një investim prej 41.4 milionë lekësh.
Kjo rrugë që lidh bulevardin Zhan DArk me rrugën Sadik Petrela.
Siç e shikoni rruga jo vetëm që është ndërtuar në parametrat më optimalë me trotuar, me ndriçim, janë mbjellë edhe pemët e blirit, të cilat natyrisht do të jenë një thesar shtesë i kësaj arterie të qytetit, por me investimin e bashkisë janë rehabilituar edhe avllitë e vjetra, duke i kthyer ato në një standard padyshim europian, i cili jo vetëm nga ana vizuale estetike përmirëson ndjeshëm pamjen e kësaj rruge, tha kreu i bashkisë, Basha.
Basha: Rrugë me thesare shtesë, pemë bliri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email