COSA NOSTRA/Kush janë pasardhësit e Al Capones dhe familjes Gambino
Si mafia shqiptare dhe ajo ruse po shkatërrojnë mafian siçiliane
Në suplememtin e fundjavës Weekend të Tirana Observer do ti dedikojmë sërish hapësirë historisë së mafias. Dhe më konkretisht Cosa Notra-s në SHBA dhe 5 pesë familjeve legjendare. Pesëshja mjaft e njohur e familjeve mafioze të Amerikës, që funksiononin fuqishëm në Neë York edhe sot e kësaj dite, janë të fuqishme, por e kanë humbur shkëlqimin aristokratik që kishin. Familjet më të njohura të mafies italo-amerikane, të Cosa Nostra-s, si Gambino, Genovese, Bonano, Luchese dhe Colombo, janë sërish aktive. Pa harruar këtu familjen e Çikagos apo e thënë më thjeshtë, atë të Al Capones, Outfit, që është cilësuar nga FBI-ja si një organizatë mjaft aktive, e strukturuar më së miri dhe e tmerrshme. Nëse disa vite më parë këto familje vepronin në shtete të caktuara, tashmë rrezja e tyre e veprimit është shtyrë edhe më tej. Mjafton të përmendesh familjen Gambino, e cila ishte e përqendruar vetëm në Neë York, ajo tashmë funksionon edhe në Florida. E më pas vijojmë me familjet e mafies siçiliane. Sado që është thënë e stërthënë në media të ndryshme që u arrestua i fundit i Cosa Nostra-s, në fakt fundi i saj nuk vjen asnjëherë. Gjithmonë del një trashëgimtar që vazhdon rrugën e familjes, që është lënë në mes nga shefi i arrestuar, për tia dorëzuar përsëri një tjetër trashëgimtari. Situatat janë të njëjta gjithmonë brenda Cosa Nostra-s, por po të njëjta janë edhe për ata që përpiqen ta luftojnë. Gjithmonë për ta ai ose ata që arrestohen janë të fundit, por në të njëjtën kohë fuqia e mafies të bën të kuptosh dhe të mendosh se në të vërtetë ajo nuk ka fund. Megjithatë mafiat e tjera, përfshirë edhe atë shqiptare, po sulmojnë mafian tradicionale, duke i zënë vendin asaj pak nga pak.
***************
Si mafia shqiptare dhe ajo ruse po shkatërrojnë mafian siçiliane
Shkëlqimi, rënia dhe rilindja e Cosa Nostra-s në SHBA
Vittorio Zucchoni
La Repubblica
“Cosa Nostra është si bari, ju e prisni, por ai gjithmonë rritet përsëri,” thotë Robert Castelli, i cili e preu këtë lloj bari për njëzet vjet, deri në vitin 1995, nga zyrat e prokurorisë speciale të anti-mafies në Nju Jork. Por në qoftë se pesimizmi i njeriut të ligjit është i kuptueshëm, njësoj si ai i mjekut përpara vdekjes. Por kullota shumë e harlisur bosave, zëvendës-shefave, ushtarëve, etj, të cilët kishin pushtuar si një farë e keqe Amerikën, nga Brooklyn në Vegas, nga Kansas City në Çikago, tani është një fushë e kashtë djegur nën kosën e drejtësisë italo-amerikane dhe operacioneve të përbashkëta për të çrrënjosur aktivitetet e familjeve. Duke transformuar mitin e mafias së Don Corleone në një sagë të mjerueshme të “Sopranos”, rreckamanëve të dhunshëm që ushqehen me thërrimet e çfarë ishte e Cezarit, Salvatore Luciano, “Lucky” Luciano, i cili ishte një perandor i mafias.
Megjithatë mafia në Shtetet e Bashkuara ekziston dhe lulëzon, por i përngjan gjithmonë e më pak Cosa Nostra-s, është më pak italiane. Nga ndërmarrja kolosale shumëkombëshe e krimit, “kasta” e tmerrshme që ende njollos italianët në Amerikë dhe që në vitet ’70 kishte edhe një fluturim “non stop” nga Palermo në New York i njohur si “Mafia Express” sot mbetet si një guaskë e boshatisur. Një predhë e zbrazur nga mungesa e rekrutëve të rinj që një kohë derdheshin te shumtë në brigjet e Ellis Island. Sot, dhe ky është sinjali më i lartë i perëndimit të një perandorie, mafiozët pendohen, tërhiqen nga profesioni dhe, mbi të gjitha, ata tregojnë.
“Kjo është një anije plot me minj”, thërriste gjatë procesit që do ta dënonte të vdiste në burg Padrinon e fundit të vërtetë, John Gotti “Don Dapper”, elegant, duke dëgjuar dëshminë e njërit prej vrasësve të tij vdekjeprurës, Sammy “The Bull” Gravano, më vonë u quajt pikërisht “Rat King”, mbreti i minjve që flasin.
Mistika e përkatësisë deri në vdekje, natyrale apo e dhunshme, për të shpëtuar nderin dhe heshtjen, u shpërbë në realitetin e njerëzve si Joseph “Big Joe” Massino, deri në vitin 2005 udhëheqësi i të gjithë udhëheqësve të familjes Bonanno, i cila qarkullonte me një regjistrues ngjitur në gjoksin e tij.
Një super mi. Spiuni Michael Franzese, i cili ishte “bërë” anëtar i familjes Colombo në vitin 1975 me ritualin klasik të gjakut, të shenjtorit, të betimit, kur doli nga burgu në vitin 1995 thjesht e hodhi pelerinën simbolike mafioze në shkurre. Kështu ai u transformua në një predikues dhe konferencier në shfaqjet e mbushura plot me njerëz në Las Vegas, pikërisht në qytetin e ndërtuar nga kapitalet e ricikluara të sindikatave mafioze, të kamionistëve, dhe me askënd që ti tërhiqte veshët për gjestin.
Ishte pikërisht ai që tregoi detajet e ceremonisë së përzgjedhjes në vitin 1975 e cila përfundoi me një banket të kushtueshëm dhe sipas traditave u mbyll me një hamburger në një nga fast-foodet në Brooklyn. Nga festat tek hamburgeri i pisët me djathë është simboli i këtij “shteti brenda shtetit” që në vitin 1941 detyroi Franklyn Roosevelt të negocionte lirimin e Lucky Luciano dhe ta deportonte atë në Itali për të zhbllokuar portin e Nju Jorkut, nga i cili nuk do të mund të ishte nisur as edhe një gjilpërë nëse sindikata e shkarkuesve nuk do të kishte marrë aprovimin e Lucianos.
Edhe gjatë viteve të pastrimit të Manhattanit, organizuar nga Rudy Giuliani, u krijua një aleancë, pak apo shumë e heshtur, mes të mbijetuarve të pesë familjeve që ndihmuan për të pastruar qytetin nga murtaja e zakonshme e mbeturinave. Hetimet e prokurorisë së anti-mafias kanë përllogaritur në 1.5 miliard dollarë (sot të paktën tri herë më shumë) çmimin që qyteti i kishte paguar mafias së “mbeturinave”. Falë ligjit kundër krimit të organizuar, të njohur si “Rico” nga akronimi i tij, i cili lejon zgjerimin e arrestimeve dhe aktakuzave për çdo të dyshuar për ndihmë dhe të një shoqate kriminale ose ndihmë të pjesëtarëve të familjeve mafioze, Cosa Nostra është reduktuar tej mase.
Nëse Las Vegasi u ndërtua nga gangsterët që përdornin fondet e pensionit të shoferëve të kamionëve, sot hyrja e kapitaleve nga shoqëritë e mëdha multinacionale kanë margjinalizuar, dhe në disa vende eliminohen, ndikimin e “njerëzve të mirë”. Vepra e fundit ishte Vegasi lindor, Atlantic City, ku Cosa Nostra arriti të futet nëpërmjet sindikatave të muratorëve dhe marangozëve të cilat kontrolloheshin nga familja Nikodemi “Nicolino” Scarfo nga Philadelphia.
Familjet mafioze janë ende dinozaurë të ashpër, por janë kafshuar nga emergjenca e mafieve të reja dhe më agresive: rusët, të parët për brutalitetin, kinezët e triadave dhe japonezët e Yakuzës, kolumbianët e oktapodit, xhamaikanët, rumunët dhe shqiptarët, të cilët i bëjnë Cosa Nostra-s atë që krimi italian mafioz i bëri mafies irlandeze dhe hebrenjve që patën si bos Meyer Suchoëlanskij, ose thënë ndryshe bosi i madh Lansky.
Pesë familjet e famshme tashmë janë guacka, në krahasim me kupolën e Carlo Gambino-s, siçilianit nga Caccamo, i cili arriti ta krijonte komisionin e Cosa Nostra-s, ta organizonte dhe ta kontrollonte para se të vdiste nga një vdekje natyrale në vitin 1976.
Me ndoshta 100 njerëz të mbetur, “Familja Gambino” u shkatërrua nga John Gotti, eksibisionist dhe nga i biri i tij John jr., i njohur botërisht si “budallai”. Familja Bonanno, e cili para disa kohësh ishte barone e drogës, tashmë është mbyllur në Long Island dhe merret me fajde.
Familja Lucchese, me rreth 40 pjesëtarë, kane bosin e tyre, Vittorio Amuso, në burg dhe f