E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha SHBA nje Ide e Madhe se Liria eshte e mundur dhe se Demokracia jep rezultat

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike, 20 vjet më parë, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
përbën një ngjarje me rëndësi kombëtare për vendin tonë.

Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e organizuar sot me rastin e këtij përvjetori në marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“20 vite më parë, mbi 300 mijë shqiptarë u derdhën rrugëve të Tiranës për të përshëndetur fjalën e Xhejms Bejker.

Ata erdhën nga çdo cep i vendit për të dëgjuar fjalën e ish-Sekretarit Amerikan, i cili lëshoi mesazhin: Liria jep rezultat!”, e nisi ai fjalën e tij.

Duke vijuar më pas me faktin se “Amerika ka qenë është dhe do të mbetet më shumë se një vend dhe një komb: ajo mbetet një ide e madhe!

Ideja se liria është e mundur, se njerëzit janë krijuar për të qenë të lirë dhe se vetëm me liri njeriu mund të realizojë potencialin e tij të plotë.

Ideja e madhe se demokracia jep rezultat dhe se zëri i qytetarëve duhet që të jetë pjesë e çdo qeverisje”, tha ai.

Më tej, kryebashkiaku theksoi se “në këto 20 vjet partneritet dhe miqësi, ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera edhe për kontributin dhe rolin e tyre për pavarësinë e Kosovës, si edhe për mbështetjen e tyre në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Gjatë këtyre viteve, SHBA kanë investuar mbi 700 milionë dollarë për zhvillimin e Shqipërisë”, e përfundoi fjalën e tij Basha.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›