KE, pritet raport kritik për Maqedoninë
Komisioni Evropian do të publikojë më 12 tetor raportet vjetore të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Raporti i progresit për Maqedoninë për vitin 2011 pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratë publike, luftën kundër korrupsionit dhe gjendjen e mediave.
Me gjithë vlerësimeve negative dhe ato pozitive, KE sërish do të mbajë të hapur rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Zgjidhja për çështjen e kontestit të emrit mbetet thelbësore për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE.
Por, raporti pritet të përmbajë paralajmërime për Maqedoninë për të shmangur veprimet dhe deklaratat që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Në qendër të vëmendjes do të jenë liria e shprehjes dhe mediave, ku pritet të jepen vlerësime negative lidhur me mbylljen e mediave të pavarura dhe politizimin e skajshëm të tyre.