Minimizimi i normes se interesit te lekut sipas rekomandimeve
E cilësuar nga ekspertët e ekonomisë, si e fokusuar më tepër mbi ruajtjen e inflacionit, Banka e Shqipërisë ndërmori kësaj here një vendim për të minimizuar normën e interesit të lekut.
Guvernatori, Fullani deklaroi se një mase e tillë bëhet për t’i dhënë më tepër stimul ekonomisë, në një kohë kur konsumi në vend ka rënë ndjeshëm.
Një vendim i tillë shkon konform edhe rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cila sugjeron Bankën Qendrore që të jetë me fleksibël me politikën monetare, në mënyrë që të nxisë kreditimin për ekonominë.
E një masë e tillë do të prekë veçanërisht bankat, megjithëse në një nivel modest.
Çfarë ndodh kur norma bazë e lekut ulen me 0.25 për qind?
Ulja e çmimit të parasë nga Banka Qendrore bëhet për të çliruar kredinë për ekonominë për shkak se kjo ulje i detyron bankat të ulin interesat e kredisë në lekë.
Megjithatë, ekspertë financiar të bankave shprehen se niveli prej 0.25 për qind është shumë i ulët dhe normat e kredive në lekë do të kenë një ulje fare të lehtë.
Ecuria e kredisë për sektorin privat vazhdon të kushtëzohet nga një kërkesë e dobët e sektorit privat për kredi dhe nga sjellja e kujdesshme e bankave në kredidhënie.
Megjithëse përmirësimi i bilanceve të bankave dhe i treguesve të tyre të likuiditetit ka zgjeruar hapësirat për kreditimi nga sistemi bankar, rreziku ende i lartë i kredisë dhe pasiguritë për ecurinë e ekonomisë në të ardhmen vazhdojnë të kushtëzojnë një sjellje konservatore të bankave në kredidhënie.
Nga ana tjetër, vlera e lekut të depozitave do të bie lehtë, duke imponuar kështu indirekt edhe nxitjen e konsumit.
Megjithatë, efektet e uljes prej 0.25 për qind të normës bazë të lekut, pritet të jepen në një afat të vonët, prej 6 muajsh