E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha SHKB po heton Kulicajn

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar pas cdo akuze te bere per nje punonjes te Policise se Shtetit Sherbimi i Kontrollit te Brendshem nis nje hetim duke lene te kuptohet se SHKB ka nisur nje hetim edhe per nendrejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulicaj.

Basha tha se cdo kush qe disponon prova kundrejt numrit dy te Policise se Shtetit tja paraqese SHKB-se ose prokurorise.

Cdo pretendim i ngritur ndiqet nga SHKB ne Ministrine e Brendshme. I bej ftese kujtdo qe pretendon se ka fakte te paraqitet ne organet kompetente tha Basha.

Por ministri i Brendshem shtoi se ka dyshimet e tij se gjithcka ka qellim per te dobesuar imazhin e Policise se Shtetit kjo per faktin se per te akuzat e bera nga ish- ministri i Ekonomise Dritan Prifti dhe Partia Socialiste kane mosperputhje me njera-tjetren.

Basha sqaroi se policia ne bashkepunim me prokurorite e rretheve ka nisur hetimet per kontrabande karburantesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›