E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Qeveria bande kusaresh

Socialistet kane vijuar akuzat ndaj qeverise te cilen lideri i opozites Edi Rama e quajti bande kusaresh qe po vjedhin Shqiperine sipas tij tashme edhe me shitjen e kasave fiskale.

Jane 40 mln euro me pak per qytetet per rruget per shkollat per cerdhet per gjelberimin per pastrimin. Kjo nuk eshte ulje taksash por grabitje taksash. Oborri ne kete rast ka ne plan te fitoje 40 milione euro e duke shitur kasa shteti vihet ne sherbim te oborrit tha Rama.

Gjate takimeve ne Berat e Kucove kreu i Partise Socialiste Edi Rama renditi ato qe i quajti arsye te pakundershtueshme per te cilat kabineti aktual duhet te largohet.

Mjafton kaq qe ne ta refuzojme kete qeveri dhe qe ne te kerkojme largimin e saj me protesta dhe ballafaqime kudo ku eshte e mundur tha Rama.

Nderkohe nga selia e Partise Socialiste deputetja Mimi Kodheli ka sjelle fakte te reja qe sipas saj faktojne se si qeveria beri biznes me kasatl.

Qe pas kryerjes se konkurimit e deri ne shkurt-mars te vitit 2010 Ministria e Financave ka autorizuar 6 kompani per shitjen e kasave fiskale ne menyre te kunderligjshme e ne shkelje te plote dhe te vete udhezimeve te Ministrise. Me dt 17 shkurt 2010 me vendim nr 96 qeveria e Sali Berishes ka ndryshuar per here te dyte specifikimet teknike per kasat fiskale duke urdheruar dhe zbatuar nje kufizim edhe me te tregut. Pas ketij vendimi nga 6 kompani te autorizuara prej shkurtit deri tani ne treg operojne dhe shesin kasa vetem 2 kompani tha Kodheli.

Kodheli ka hedhur poshte edhe pretendimet e kryeministrit dhe ministrit te financave se tashme e kane liberalizuar tregun.

Ata i referohen vendimit nr 722 dt. 1 shtator 2010. Ky vendim eshte derguar ne Qendren e Publikimeve Zyrtare vetem ne dt 20 shtator dhe vetem dje pas insistimit te deputeteve te PS rreth ores 16.15 eshte publikuar ne Fletoren Zyrtare. Ministri i financave nuk ka hequar ende kufizimet ne tregun e shitjes se kasave fiskale kur perseri me vendimin e fundit percakton gare dhe fitues qe autorizohen prej tij theksoi Kodheli.

Opozita ka kembengulur se permes procesit te kasave eshte bere nje biznes korruptiv qe garanton nga 40 milione deri ne 100 milione euro fitime. Por zoti Rama nga Berati riperseriti qendrimin se procesi i transparences do te vijoje deri ne fund duke zbardhur sipas tij te gjitha aferat korruptive te kesaj qeverie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›