Deklarate e te ardhurave personale
Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi propozimin e qeverise qe detyron te gjithe individet te deklarojne te ardhurat e tyre vjetore tek tatimet.
Ligji njeh si shpenzime te zbritshme vetem interesat e kredive per shkolle dhe shpenzimet shendetesore per individet me kushtin qe te ardhurat e tyre te jene me te uleta se 800 mije leke ne vit.
Ne mendojme se kategoria e shpenzimeve qe njihen dhe kategoria e qytetareve qe perfitojne duhet te jete me e gjere tha deputeti socialist Arben Ahmetaj.
Por shqetesimi me i madh i opozites ka te beje me faktin se a do te jete e afte qeveria shqiptare ta realizoje kete reforme qe konsiderohet si nje nga me te rendesishmet.
Familjaret shqiptare do te fillojne qe nga viti 2012 te dorezojne tek tatimet deklaraten e te ardhurave vjetore qe kane fituar dhe ne baze te tyre do te behet perllogaritja e taksave qe duhet te paguajne ne shtet.