Basha: Shërbim Wi-fi në 15 zona të Tiranës, dy orë falas çdo ditë
Tiranë- Bashkia e Tiranës ka bërë sot instalimin e shërbimit Wi-fi në disa rrugë dhe sheshe të kryeqytetit shërbimin, ku do të mundësohet dy orë internet falas për qytetarët.
Vetë kreu i bashkis, Lulzim Basha tha se kjo është një risi për Tiranën, ndërsa u shpreh se qëllimi është interte falas 24 orë në ditë.
Dmethënia e parë ka të bëjë me faktin që ne po hedhim sot hapin e parë në drejtim të masivizimit të përdorimit të internetit nga qytetarët dhe në veçanti nga rinia pa kosto ose me kosto zero, dy orë në ditë. Natyrisht, ky është një hap i parë. Unë besoj se partneriteti me Eagle-Mobile dhe Alb-Telekom do të mundësojë që këto 15 pika brenda një kohe të shkurtër të shndërrohen në 150 pika deri në një mbulim të plotë të kryeqytetit, në mënyrë që çdokush që gjendet në Tiranë dy orë në ditë, të ketë të garantuar internetin falas por po kështu shpreh sot dëshirën time që të shoh në të njëjtën rrugë edhe të tjerët, kompanitë e tjera të rëndësishme të telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit në Tiranë, që nga kompanitë kryesore të telefonisë celulare e deri tek dhjetëra e dhjetëra, mbi 84 kompani të cilat japin sot shërbimin e internetit në qytetin e Tiranës u shpreh Basha.
Shërbimi wi-fi ofrohet aktualisht në:
- Zona e Bllokut (rruga Brigada VIII, rruga Pjetër Bogdani, rruga Ismail Qemali,
rruga Ibrahim Rugova),
- Libri Universitar Sheshi Ëilson,
- Rruga e Kavajës,
- Rruga Myslym Shyri,
- Rruga Sami Frashëri,
- Zona e Parlamentit
- Prapa Muzeut Kombëtar (rruga Dedë Gjo Luli),
- Stacioni i Trenit (rruga Reshit Petrela & bulevardi Zogu I)
- Tregu çam (rruga Çamëria & rruga Shyqyri Bërxolli),
- Liceu & Rruga e Elbasanit,
- Pranë RTSH (rruga Ismail Qemali),
- Qyteti Studenti sheshi Demokracia,
- Pedonalja / Shëtitorja Murat Toptani (3 hotspots),