Basha: Shqipëria mbështetje shtetit të ri të Kosovës
Ministri i Jashtëm Basha theksoi gjatë një takimi me kryetarin e Partisë Socialdemokrate dhe ish-Kryeministrin e Kosovës, Çeku se qeveria shqiptare është e angazhuar për të ndihmuar shtetin e ri të të Kosovës
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë një takimi të zhvilluar të mërkurën me Kryetarin e Partisë Socialdemokrate dhe ish-Kryeministër i Kosovës, Agim Ceku e siguroi atë për mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës. Basha garantoi se qeveria shqiptare është e angazhuar në përkushtimin e plotë e të vazhdueshëm në funksion të konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Zyra e Shtypit pranë Ministrisë së Jashtme bëri të ditur se "gjatë takimit ministri Basha vlerësoi angazhimin e mëparshëm dhe aktual të zotit Çeku në zhvillimet politike në Kosovë".
Ministri Basha dhe z.Çeku ndanë të njëjtin mendim se Kosova gjendet tashmë në një fazë historike dhe para sfidave të rëndësishme, kështu që ka nevojë për kontributin e përkushtimin e të gjithëve, për mbështetje maksimale lidhur me njohjen e saj ndërkombëtare, për përmbylljen me sukses të periudhës së tranzicionit dhe ecjen e sigurt përpara në konsolidimin e shtetit demokratik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.
(d.b/BalkanWeb)