Britania mbështetje për integrimin e Shqipërisë
President shqiptar, Bamir Topi pati nje takim pune në Presidencë me Ambasadorin anglez Frejzër Uillson. Kryediplomati anglez theksoi se Britania do të ndihmojë shtetin shqiptar për forcimin dhe thellimin e demokracisë shqiptare
TIRANE-Britania do të ndihmojë për integrimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe më pas, në Bashkimin Europian.
Kjo u bë e ditur gjatë një takimi punë që Presidenti i Republikës, Bamir Topi pati në Presidencë me Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Frejzër Uillson.
Ne një njoftim për shtyp nga Presidenca bëhet e ditur se kreu i shtetit i shprehu mirënjohjen për ndihmesën e pandëprerë dhe mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar dhënë vendin tonë në forcimin e shtetit ligjor, të demokracisë, institucioneve të pavarura kushtetuese e demokratike, ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve dhe përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe në familjen e madhe europiane.
Nga ana e tij Ambasadori anglez Uillson, pasi vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi në garantimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve demokratike e kushtetuese, e siguroi Kreun e shtetit shqiptar mbi mbështetjen e vazhdueshme e të palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për vendin tonë. Uillson theksoi se Britania do të ndihmojë shtetin shqiptar për forcimin dhe thellimin e demokracisë shqiptare, për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e pavarura kushtetuese si edhe për rrugëtimin e suksesshëm integrues të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe më pas, në Bashkimin Europian.
(d.b/BalkanWeb)