E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre të rinj grabisin në superstradë bashkëshortët

Cifti po udhëtonte ne autostraden Tirane-Durres me automjetin e tyre, kur makina e tyre u godit nga një automjet tjetër duke i detyruar ata të ndalojnë. Me pas 3 te rinj pasi keqtrajtuan bashkeshortin, grabiten canten e gruas se tij 

DURRES-Një grabitje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në super-stradën Durrës-Tiranë. Forcat e policisë së Durrësit bëjnë të ditur se "Bashkëshortët Vladimir Dh, 61 vjeç dhe L. Dh, 51 vjeç, po udhëtonin mbrëmjen e djeshme me automjetin tip "Ford Mondeo" me targë DR 6662 D. Por, pranë fshatit Maminas, makina e tyre u godit nga një automjet tjetër në pjesën anësore duke e detyruar atë të ndalojë", thanë sot burime zyrtare të policisë lokale. Sipas burimeve, tre të rinjtë ende të paidentifikuar, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 61 vjeçarit i kanë marrë çantën e dorës bashkëshortes 51-vjeçare, e cila kishte në të 800 mijë lekë. Të njëjtat burime bënë të ditur se të rinjtë u larguan me automjetin e tyre drejt Tiranës, ndërsa 61 vjeçari i dëmtuar u drejtua drejt Spitalit Ushtarak të Tiranësku edhe ka njoftuar forcat e policisë së kryeqytetit. Mësohet se dy bashkëshortët drejtonin një biznes privat të Ëestern Union. Policia po punon për identifikmin e autorëve dhe kapjen e tyre.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›